Reklame:

MIMOZAT, LULET QË SFIDOJNË DIMRIN

Të importuara në Evropë nga anglezët në fillim të shekullit XIX, mimozat, ndryshe nga ç’mendohet, kanë një temperament shumë të zjarrtë, që u lejon të durojnë edhe temperatura nën 8 apo 10 gradë celsius.

Në zemër të dimrit, si një koncentrat diellor në penelin e një piktori, mimoza e ngroh me ngjyra impresioniste peisazhin e hirtë të stinës.

Simbolika
Kjo lule mbart një simbolikë të gjerë… E verdhë diell….E verdhë dritë… Me një aromë delikate.. Mimoza është lule emblemë, lule shpirtërore… Mimoza mishëron mbrojtjen dhe sigurinë. Kjo siguri ka të bëjë me atë që vdekja është metamorfozë e qenies dhe jo shkatërrim total. Lulet e mimozës rrezatojnë… Ato përfaqësojnë Diellin dhe dritën me rrezet e tij. Këto lule në të verdhë të praruar janë lajmëtare të pranverës. Mimoza është edhe simbol i elegancës, i thjeshtësisë dhe dhimbshurisë, i fuqisë dhe bollëkut. Mimoza është lule e miqësisë.

Në Kinë kjo lule njihet si lulja që sjell lumturinë kolektive, sepse është lulja e parë që çel dhe për shkak të aromës saj të fortë dhe karakteristike. Mimoza është përdorur si bimë medicinale kohë më parë në Azinë Juglindore, në Kinë si dhe në disa vende të Lindjes.

Të gjitha pjesët e një luleje mimosa mund të përdoren për trajtime të ndryshme mjekësore duke filluar nga rrënjët, kërcelli e deri tek topthat e vegjël të verdhë të lules. Kjo bimë ka veti shumë të mira anti-inflamatore, por në disa raste edhe antibakteriale.

Lulja Mimoza mund të trajtoje inlamacionet, plagët, gjakderdhjet, diabetin, dhimbjet e veshkave dhe astmën. Po ashtu, kjo lule mund të trajtoje ndjeshmërinë e lëkurës dhe sëmundje të tjera su presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë, ethet etj.

Kultivimi i mimozës

Për t’u mbjellë në kopsht, është e preferueshme të përzgjidhet një specie ose një varietet i caktuar në përshtatje më tipin e tokës. Kësisoj tipi i dëshiruar do të riprodhohet 100% dhe do të çelë qysh vitin e parë. Ajo që preferohet më tepër është “acacia retinodes” e njohur nga të gjithë si “mimoza e katër stinëve”.

Mimoza duhet mbjellë në vende ku shihet mirë nga dielli dhe kur sapo është mbjellë të jetë e mbrojtur nga erërat. Duhet ujitur në periudhë thatësie, rregullisht por jo me tepri.

Në rajonet e veriut dhe të lindjes si dhe në zona malore, duhet zgjedhur një vend shumë i mbrojtur, në një kënd të shtëpisë që rrihet mirë nga dielli. Në sezonin e dimrit, pas mbjelljes, duhet shtruar një shtresë prej 40 cm pleh për të mbrojtur këmbët e mimozës dhe daljen nga hapësira e rrënjës. Bima duhet mbështjellë me një mbulesë dimërore. Edhe në këtë rast duhet ujitur rregullisht por pa e tepruar.

Në ballkon, taracë apo verandë mimoza mund të transportohet pas lulëzimit megjithë një përmbajtje toke. Duhet ujitur rregullisht në verë dhe në dimër (substrati duhet të jetë gjithnjë paksa i lagësht por të mos mbajë rezerva uji). Preferohet një tip mimoze që çel nga marsi në shtator. Në dimër duhet të mos preket nga akulli .

Gjithnjë pas lulëzimit duhen prere të gjitha majat e degëve që të formohen bistakë të rinj lulesh.
Mimozat kanë nevojë për insekticide si pemët e tjera.

Sipas rregullit të përgjithshëm akaciat me gjethe të plota mund t’u rezistojnë temperaturave ndërmjet -5 deri në -8°C. Ndërsa ato me gjethe të kompozuara mund të durojnë nga -8 në -10°C. Këto të dhëna janë relative në varësi të ekspozimit, kohëzgjatjes së të ftohtit dhe shumë faktorëve të tjerë.