Reklame:

Ndryshimi i klimes, Rusia pushtohet nga arinjte polare te uritur

Për disa ditë me radhë ka pasur një fenomen të pazakontë në Novaya Zemlya, një popullsi e vogël prej 3,000 në Rusi.

Dhjetëra arinj polare kanë pushtuar kë zonë në kërkim të ushqimit, duke alarmuar banorët.

Sipas mediave lokale, kafshët kanë sulmuar tashmë disa njerëz ku kanë thyer dhe shtëpi.

 

 

Kjo është edhe arsyeja pse banorët kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre sepse arinjtë i shkatërrojnë banesat. Banorët i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve të zonës për të kthyer qetësinë në vend, pa dëmtuar kafshët.

Situata përkeqësohet nëse konsideroni që arinjtë tashmë kanë mësuar të injorojnë  alarmet makinave te policisë te cilat deri dje i mbanin larg.

 

 

Por çfarë e krijojë këtë anomali të këtyre kafshëve të cilat deri dje jetonin dhe ushqeheshin në antarktidë. Duket se nisja e gjithçkaje janë ndryshimet klimatike, sepse rënia në akull e detit Arktik i ka detyruar arinjtë polarë të ndryshojnë zakonet e tyre të gjuetisë, dhe madje duke shkuar më afër vendbanimeve njerëzore për të gjetur ushqim dhe për të mbijetuar.

Problemi është se ky rajon po ngrohet dyfish më shpejt se pjesa tjetër e planetit, sipas një studimi të kryer në vitin 2013 në revistën Nature .

Modelet sugjerojnë se akulli i detit Arktik është në rënie me një ritëm prej pothuajse 13% në dekadë.

Por një dietë e bazuar në mbeturina nuk do të ushqejë në mënyrë adekuate arinjt polarë, kërkesa e të cilëve është për “sasira të mëdha dhjami, siç detajohet në një artikull në revistën Science.

Kur këto nevoja nuk plotësohen, ata duhet të udhëtojnë më larg dhe më shpejt për t’u ngopur, gjendja e tyre e trupit vuan, ata humbasin masën e muskujve dhe në rastin e femrave, kapacitetet e tyre riprodhuese mund të dështojnë.

Nëse ky proces nuk ndalet, të paktën dy të tretat e popullsisë botërore të arinjve polare mund të eliminohen deri në vitin 2050.