Reklame:

Keni dëgjuar për frutin e dragoit? Njihuni me kaktusin që prodhon këtë frut kaq të shijshëm

Fruti i dragoit është një frut që rritet në Amerikën Qendrore, dhe shumë pak njerëz mund të kenë dëgjuar për të. Emri i tij është vendosur i tillë për shkak se në dukje ky frut ngjason si një sferë e flaktë për shkak të ngjyrës së ndezur që ka.

 

 

Në lëkurë ngjason me bimën e artiçokës, ndërsa ngjyra e tij është prej ciklamini. Fruti brenda ka ngjyrë të bardhë ose rozë të errët në varësi të bimës, dhe veçantia e tij është te farat e shumta.

Ai prodhohet nga një lloj kaktusi i cili rritet vetëm në këtë zonë, ndërsa eksportohet në disa prej vendeve aziatike. Shija e këtij fritu kaq të veçantë ngjason me një miksim të kivit dhe dardhës, ndërsa për shëndetin ka vlera shumë të mëdha. Është i pasur me vitaminë B dhe C dhe është e pakët në kalori.

Studimet që janë kryer për këtë frut, kanë zbuluar se është shumë e mirë për luftën kundër kancerit të prostatës, si edhe mbron zemrën. Në Shqipëri ende nuk është eksportuar asnjëherë, por edhe në Evropë nuk është shumë i njohur si frut.