Reklame:

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 18)

Instituti i Perimeve dhe Patates, Tirane

 

Elisabeta Susaj
Elisabeta Susaj

ELISABETA SUSAJ

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 2002, pas nje periudhe te gjate e pervoje te ure pune me perimet ne disa ish-ekonomi bujqesore te Matit. Ka drejtuar punen kerkimore shkencore ne fushen e permiresimit gienetik, teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave ne bimen e kastravecit. Aktiviteti dhe arritjet e saj kerkimore jane pas ne artikuj shkencore e divulgative dhe ne libra e broshura shkrijies se IPP ne vitin 2006, vazhdon pune ne QTTB, Fush Kruje, si punonjese e kerkimit shkencor dhe divulgimit;nete nie kohe eshte edhe Pergjegjese e Sektorit te Menaxhimit te fe Mban graden shkencore “Doktore e Shkencave Bujqesore”.

 

 

 

 

 

FATBARDHA MAZREKU (KONI)

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 1982. Ka drejtuar punen kerkimore shkencore ne fushen e teknologjise se kultivimit te domates. Ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta per mjedise te ndryshme kultivimi. Aktiviteti dhe arritjet e saj kerkimore jane pasqyruar ne artikuj shkencore e divulgative. Ne vitin 1990 largohet per ne SHBA, ku vazhdon te jetoje e punoje.

GEZIM ISMAILI

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 1982, pas nje pervoje pune me perimet ne Vaqar te Tiranes. Ka drejtuar punen kerkimore shkencore ne fushen e permiresimit te struktures varietore, permiresimin e teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave elite te disa kultivareve ne bimet e barbunjes dhe patellxhanit. Ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta per keto bime ne mjedise te ndryshme kultivimi. Ne bashkepunim me kolege ka bere tipizimin e barbunjave “Plloçake verdhe”, “Meravilja e verdhe”, “Kacavarese e verdhe”, “Kacavarese jeshile” dhe patellxhanet “Violet Barbentan” e “Aydin Syhaj”, per te cilat prej shume vitesh ka prodhuar hallkat e farerave elite. Aktiviteti dhe arritjet e tij kerkimore jane pasqyruar ne artikuj shkencore e divulgative. Ne vitin 1990 largohet nga Instituti per t’u marre me aktivitet privat.

VIOLANDA SINA

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 1980, pas nje pervoje pune me perimetne Kasha rte Tiranes. Ka drejtuar punen kerkimore – shkencore ne fushen e permiresimit te struktures varietore, permiresimin e teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave elite tè disa kultivareve ne bimen e bizeles dhe bamjes. Ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta per keto bime. Ne bashkepunim me kolege ka bere tipizimin e bizeles “Perparimi” dhe “Kokermadhe”, si dhe bamjen “Libohova”, per te cilat prej shume vitesh ka prodhuar hallkat e farerave elite. Aktiviteti dhe arritjet e saj kerkimore jane pasqyruar ne disa artikuj shkencore e divulgative. Ne vitin 2006 largohet nga Instituti, pas shkrirjes se tij.

VASILIKA ÇITO (PISQOLLA)

Ka filluar pune ne IPP, Tirane ne vitin 1981. Ka drejtuar punen kerkimore shkencore ne fushen e permiresimit te struktures varietore, permiresimin e teknologjise se kultivimit dhe prodhimin e farerave elite te disa kultivareve ne karote, panxhar perimor, rrepe e rilke. Ka studiuar disa hallka teknologjike dhe ka keshilluar teknologji te rendimenteve te larta per keto bime.

Ne bashkepunim me kolege ka bere tipizimin e karotes “Bukuroshja” dhe rilkes “Qershiza”, per te cilat prej shume vitesh ka prodhuar hallkat e farerave elite. Aktiviteti dhe arritjet e saj kerkimore jane pasqyruar ne disa artikuj shkencore e divulgative. Ne vitin 2006 largohet nga Instituti, pas shkrirjes se tij.

 

 

Fushat eksperimentale te i IKB, Lushnje dhe ato te ish- Institutit te Perimeve dhe Patates ne vite jane vizituar nga shume personalitete te shkences bujqesore boterore (Nga vizita e nje delegacioni te FAO-s ne IKB, Lushnje, 1986)

 

Agronews.al

Fund pjesa 18-te

Vijon neser pjesa 19-te