Reklame:

Vlerat dhe benefitet e bizeleve

Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina  mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Dy mineralet e fundi janë antioksidantë shumë të fuqishëm. Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë (6 g për kg). Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.

Me një pasuri të tillë prej përbërësve të shëndetshëm, vlen të thuhet se bizelet janë zëvendësues shumë të mirë. Po ashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen natyrore të organizmit, duke nxitur diurezën, funksionimin e duhur intestinal dhe duke riekuilibruar punën e zemrës.
Bizelet ndihmojnë që të mbajnë në formë të mirë aparatin kardiovaskular duke kontrolluar nivelet e kolesterolit LDL (atij të “keq”) që qarkullon në gjak. Të konsumosh çdo ditë për të paktën 3 javë 80-140 gramë bizele mund të ulni kolesterolin e keq LDL 8 mg/dl.

Dihet që sasitë e larta të kolesterolit mund të shkaktojnë formimin e depozitave të yndyrës në enët e gjakut. Kjo gjë ngadalëson kalimin e gjakut dhe të oksigjenit drejt organeve të organeve të ndryshme, përfshi këtu edhe trurin.
Përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet:
– Konsumimi i tyre këshillohet në dietat për humbjen e kileve të tepërta. Bizelet kanë pak kalori dhe zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra, ndihmojnë në humbjen e peshës. Fibrat tek bizelet bëjnë që të kemi ndjesinë e ngopjes për një kohë më gjatë.
– Për sistemin digjestiv: Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit. Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin digjestiv nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë.

– Kundër kancerit në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.
– Për kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtur nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.
– Për shëndetin e zemrës: Niacina ndihmon në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.
– Për një lëkurë me shkëlqim: Antioksidantët si flavonoidet, katekina, epikatekina, karotenoidet, alpha carotene etj. ndalojnë procesin e plakjes së lëkurës, duke reduktuar dëmet e radikaleve të lira. Vitamina C, tepër e rendësishme për formimin e kolagjenit, ndodhet tek bizelet, duke ofruar elasticitet për lëkurën.

– Kundër depresionit: Antioksidantët dhe folatettek biezelet kanë një impakt tepër pozitiv në shëndetin mendor dhe ulin riksun për depresion.
– Forcon imunitetin: Bizelet janë një burim i mirë i vitaminës C, që mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bizelet janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium, zink, bakër, manganese etj. që forcojnë sistemin imunitar.
– Kundër lodhjes: Hekuri është një element vital kundër këputjes dhe trajton aneminë. Është shumë i rëndësishëm si mineral pasi transporton oksigjenin nga mushkëritë nëpër trup, duke i dhënë energji organizmit dhe trurit.
– Për zhvillimin e fetusit: Folatet janë vitamina B-complex që i nevojiten për ADN-në. Ushqimet që përmbajnë folate luftojnë kapsllëkun dhe parandalojnë defektet tek fetusi.
– Antioksidantë: Bizelet përmbajnë shumë antioksidantë si flavonoidet (katekinë dhe epikatekinë), karotenoide (alpha dhe beta-carotene), acid fenolik dhe polifenole. Gjithashtu vitaminat C dhe vitamin E, si dhe zink.
– Rregullojnë sheqerin në gjak: Bizelet kanë zero kolesterol, pak yndyrë dhe kripë, si dhe sheqer natyral që i shërben trurit pa rritur nivelin e glicemisë në gjak..
– Burim energjie: Bizelet ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe luajnë një rol të rëndësishëm funksionin adrenal. Ato janë të pasura në vitaminat B-complex -B1, B2, B3 dhe B6, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në metabolizimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.

– Për shëndetin e syve: Luteina që ndodhet tek bizelet është e përqendruar tek retina e syrit, dhe aktiviteti i saj antioxidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular.Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës – e njohur si makula, degjenerohet (shkatërrohet).Vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syrit. Ushqimi me nivelin më të lartë të vitaminës A është patatja e ëmbël.
– Magazinë vitaminash: Bizelet përmbajnë vitaminë C, B, tiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe vitaminë K. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, fibrave dhe vitaminës A.
– Magazinë mineralesh: Bizelet e gatuara përmbajnë më shumë minerale se bizelet e gjalla. Mineralet jetike si hekur, magnez dhe fosfor mbështesin gjakun, muskujt, shëndetin e kockave dhe ushqejnë trurin. Zinku është një mineral që nxit shërimin e plagëve.
– Parandalon kancerin: Vitaminat A dhe C që janë antioksidantë të fuqishëm luftojnë të gjitha tipet e kancerit përfshi të mushkërive, leuceminë, të pankreasit dhe lymphoma.
– Kundër mpiksjeve të gjakut falë vitaminës K.

– Përfitime shume të mira në gjidhënie. Prodhimet bishtajore kanë tepër përfitime gjatë gjidhënies pasi përmbajnë shumë fibra, karbohidrate dhe proteina, pra janë një ushqim i kompletuar, ndër të cilat do të veçonim bizelet. Bizelet kanë përfitime në këtë proçes jo vetëm sepse janë një ushqim i plotë por edhe sepse shtojnë prodhimin e qumështit, por sigurisht nuk duhet të ekzagjeroni me sasinë pasi mund të shkaktojnë probleme me barkun e fëmijës. Krahas bizeleve duhet të konsumoni edhe shumë lëngje në mënyrë që të shtohet prodhimi i qumështit. Edhe suprat do të ishin një aleat i sasisë së madhe të qumështit, si edhe frutat dhe perimet të stinës. Bizelet janë gjithashtu të pasura me hekur.

– Ushqim shumë i mirë për flokët: Vitaminat B si folatet, vitamina B6 dhe vitamina B12, ndihmojnë në shtimin e qelizave të kuqe të gjakut, që e transportojnë oksigjenin dhe elemetët e tjerë tek të gjitha qelizat e trupit, përfshi edhe ato në skalpin e kokës dhe folikulin e flokut. Mungesa e vitaminës C, çon në tharje floku dhe rënie floku.