Reklame:

Kush jane dallimet midis produkteve Bio, Organike apo Natyrale?

Shpesh degjojme per produkte qe jane Bio, Organike, Natyrale, etj, emertime qe na reklamohen çdo dite ne perditshmerine tone.

Shumekush prej nesh eshte skeptik kur degjon dhe sheh sesi perdoren keto emertime pa asnje kriter dhe pergjegjesi nga firma te ndryshme.

Dhe kushdo qe i sheh me dyshim perdorimin e ketyre termave, ka plotesisht te drejte per faktin se vertet abuzohet shume kur flitet per produktet bujqesore apo blegtorale.

Me plot goje mund te themi se shume prej atyre qe perdorin keto terma nuk e dine kuptimin e plote te ketyre fjaleve, po ashtu me keqardhje pranojme se ka dhe inspektore te Sigurise dhe Ushqimit qe kane mangesi ne kuptimin dhe spjegimin e dallimit te disa prej termave te lartepermendura.

Produktet Organike dhe Produktet Natyrale sigurisht nuk jane te njejta.

 

Produktet Organike jane ato produkte te cilat jane prodhuar dhe perpunuar si pas standarteve dhe rregullave te percaktuara me saktesi nga organet certifikuese, po ashtu edhe ruajtjet e ketyre produkteve behen ne menyra te mire percaktuara dhe ne baze te nje rregullore shume te qarte.

Prodhuesit jane te detyruar te permbushin nje sere rregullash ne menyre qe te perdoret termi “Produkt Organik”.

Kur flasim per etikimin e produkteve blegtorale, apo bujqesore, termi Produkt Organik behet vetem nga organet e certifikimit, c’do abuzim me kete etikim ka pasoja ligjore.

 

Produkti Natyral. Nje term qe vertet te lejon te mendosh me te miren per keto produkte. Po te shohim se c’fare quhet produkt Natyral si dhe kush mund ta perdore kete etikim:

Produkte Natyrale quhen ato produkte qe nuk jane te modifikuara gjenetikisht apo qe nuk kane

pesuar nderhyrje ne menyra te tjera (nuk jane te sintetizuara, apo jane minimalisht te sintetizuara).

Pra behet fjale kryesisht per produkte te perfituara nga bimet dhe kafshet. Per sqarim theksojme se nuk eshte e thene se nje produkt organik eshte dhe natyral, si dhe nje produkt natyral mund te mos jete organik.

Per percaktimin e produkteve natyrale nuk ka standarte te percaktuara apo agjensi qe merren me monitorimin e ketyre produkteve.

Per etikimin e nje produkti me termin “Produkt Natyral” prodhuesi nuk eshte i detyruar te permbushe kritere te percaktuara pasi ato mungojne, nuk ka nje organ kontrollues per kete lloj etikimi. Ka kohe qe ne dyqanet ushqimore apo vende te ndryshme ku shiten produktet blegtorale dhe bujqesore, shohim produkte me term in “Produkte Natyrale”.

– Slpesh hasim ne konsumatore qe preferojne Produkte Natyral, po ashtu ka konsumatore qe preferojne Produktet Organike.

Prioriteti i Produkteve Natyrale ka te beje me faktin se keto jane ushqime pa perpunime nga ana gjenetike.

Kurse perdoruesit e Produkteve Organike bazohen tek siguria ushqimore qe vjen nga ky konsum.

Sic permendem me Iart Produktet Organike jane te monitoruara dhe te testuara nga agjensi nderkombetare qe bejne analiza strikte dhe jane pergjegjes per gjithcka qe ka te beje me pasojat ndaj konsumatorit.

Produktet Bio perdoren, shkruhen dhe lexohen ne shume produkte te ndryshme. Po ashtu si Produktet Organike edhe produktet Bio jane te kontrolluara ne baze te nje rregullore te mirepercaktuar.

Produktet Bio perfitohen nga kafshe te cilat nuk jane te trajtuara me antibiotike qe nuk jane te aprovuar si pas ligjeve perkatese.

Ne produktet Bio nuk perdoren pesticide apo kimikate.

Kafshet duhet te ushqehen ne kullota natyrale apo te ushqyera me ushqime qe jane prodhuar ne menyre organike.

Toka e perdorur per mbareshtim te mos kete mbejte kimikatesh.

Minimumi i regjimit stallor eshte 3 muaj ne vit, pjesen tjeter kafshet e kalojne ne kullota te lira.

Ambjentet (ferma,stalla) te ndodhen ne nje distance prej minimum 3 km larg qendrave te banuara.

 

Keshilla jone eshte qe te blini produkte nga kompani dhe persona te besuar.

Jeni ju qe vendosni se cilin produkt do te preferoni, ate organik, natyral apo bio.