Reklame:

Bimet qe mbajne mushkonjat larg oborrit dhe shtepise tuaj

Shumë prej nesh kënaqemi duke qëndruar ulur në kopsht ose ballkon gjatë ditëve të nxehta të verës.

Por, asgjë nuk është e përsosur, dhe në këtë rast, sidomos kur mushkonjat na e shkatërrojnë kohën e relaksimit.

Mushkonjat vazhdimisht kërkojnë të ‘hanë darkën’ e tyre në lëkurën tonë.  Ka disa bimë të cilat janë shumë të dobishme, sidomos për t’u mbrojtur nga mushkonjat. Përveç se do t’i mbani mushkonjat larg, mbjellja e tyre ose t’i kesh përreth këto bimë shton edhe bukurinë në oborr.

 

 

Këto janë ato bimë:

 Livando

Të gjithë i lavdërojnë këto bimë, sidomos për të bërë një gjumë më të mirë gjatë natës. Por livando ka edhe një gjë të dobishme: erën e tyre nuk mund ta durojnë mushkonjat dhe insektet e tjera.

Rozmarinë

Kjo bimë është shumë ideale për t’u rritur në vende ku klima është zakonisht e nxehtë. Në fakt, Kopshti Botanik i Nju Jorkut e rekomandon atë, duke e lavdëruar për vetitë anti-mushkonja.

Borziloku

Është shumë i popullarizuar në kuzhinën italiane. Por të shtoni pak borzilok në ushqim nuk është gjëja e vetme e mirë rreth kësaj bime. Falë erës së saj, mushkonjat sigurt se do të mbajnë distancë. Vetëm sigurohuni që ta mbillni borzilokun në vend të mirë me shumë ujë dhe rreze dielli. Mënyra më e mirë për t’i larguar mushkonjat është ta mbani atë afër ballkonit ku qëndroni verës.