Reklame:

Milingonat punetore dhe te dobishme

Hulumtuesit kanë kohë që kanë pranuar që milingonat jetojnë në disa nga strukturat më komplekse shoqërore të çdo kafshe. Ndarja e punës, komunikimi individual mes milingonave dhe aftësia për të zgjidhur problemet komplekse. Te gjitha keto mund të jetë arsyet që mizat perdhese jane aq puntore.

Aftësitë e mira të komunikimit qëndrojnë në zemër të suksesit të tyre. Ato mbështeten shumë në aromat kimike. Aromat të quajtura feromone, përdoren për të shkëmbyer informacione komplekse. Per shembull per të shenjuar dhe mbrojtur territoret. Ato komunikojne vendndodhjen e burimeve ushqimore. Vendeve të foleve, e deri në praninë e grabitësve. Çdo lloj ka fjalorin e vet kimik, që ka deri në 20 feromone të ndryshme. Të cilat mund të sekretohen për të formuar shtigje të veçanta. Antenat e tyre përkthejnë mesazhet kimike. E keshtu udhëzohen milingonat, në një vijë, drejt destinacionit të dëshiruar.

Milingonat jane insekte te dobishme

Por vallë vetëm kolonisë së milingonave i përkasin të gjitha frytet e punës së tyre. Studimi i kujdesshëm i ndërtimit dhe përbërjes kimike të tokës. Vërteton idenë e shfaqur nga populli për dobinë e milingonave. Foletë e tyre plot labirinte e bëjnë tokën më të shkrifët. E cila permes ajrosjes ndihmon frymëmarrjen e sistemit rrënjor të drurëve.

Analizat kimike kane treguar se në vendet ku jetojnë kolonitë e milingonave. Toka është më e pasur me fosfor dhe kalium. Sasia e fosforit nën tokë rritet pothuajse 4 herë. Ndërsa e kaliumit dy herë. Në krahasim me atë tokë analoge që ndodhet në afersi, por që nuk ka koloni milingonash.

Me sa duket, grumbullimi i elementeve të rëndësishme për bimët në tokë është i lidhur me  milingonat. Te cilat duke siguruar ushqimin për vete, çojnë në foletë e tyre një sasi te madhe mbeturinash. Keto jane mbeturina bimore dhe shtazore si copeza lëvoresh, gjethesh, degëzash, farërash.

Në procesin e veprimtarisë së tyre jetësore. Milingonat e shndërrojnë kalimin e lëndëve organike dhe komponimeve të patretshme minerale. Ne një formë të tretshme, të përshtatshme për te ushqyenit e bimëve. Disa lloje milingonash ndikojne në menyrë të dukshme aciditetin e tokes. Kjo gjithashtu ndihmon rritjen e bimëve dhe të drurëve të pyllit.