Reklame:

Portokallet e kuqe

Portokallet e kuqe aq të shijshme, të njohura në Shqipëri si portokallet-shegë, janë streha perfekte e një sërë vlerash ushqimore. Një frut me të mira të dyfishta. Këto portokalle me tul të kuq i gjen në shumë tregje.

Çfarë ndodh nëse kombinon polifenolin dhe vitaminën C, që i japin aq pushtet portokallit, me anthocianinën që gjendet tek frutat e pyllit?

Këtë kombinim të fuqishëm mund ta marrësh nëse i përzien të dyja frutat në një shtrydhëse ose nëse blen një frut të vetëm: portokallin e kuq.

Këto portokalle zakonisht kanë një lëkurë me nuanca të kuqërremta dhe të portokalltë. Në raste të tjera ngjyrat janë të gërshetuara rrëmbyeshëm në të gjithë frutin. Ngjyra e kuqe vjen nga anthocianina, një pigment dhe një antioksidant i shkëlqyer. Anthocianina është flavonoid që gjendet në rradhët e përbërësve të frutave të pyllit dhe verës së kuqe.

Ajo i bën mirë organizmit, sepse parandalon stresin oksidues të formojë radikale të lira dhe mban larg infeksionet. Ky pigment i jep ngjyrë karakteristike frutave, perimeve dhe bimëve. Ekspertët besojnë se anthocianina ka vlera anti-inflamatore që ndikojnë tek kolagjeni, por janë të mira për të parandaluar radikalet e lira, infeksionet, bakteret, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Studimet kanë treguar që portokallet e kuqe ndihmojnë edhe kundër sëmundjeve të ndryshme që vijnë me moshën. Një nga përfitimet që vijnë nga këto portokalle, është se ato mbrojnë enët e gjakut nga oksidimi. Ato parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq. Në përgjithësi, kjo substancë që gjendet tek portokallet e kuqe e ndihmon organizmin të shërohet më shpejt. Shpesh, njerëzit i shmangin ose injorojnë portokallet e kuqe, sepse i tremben shijes së tyre të athët në dukje, por nuk ka asgjë që nuk shkon me të. Portokallet e kuqe janë madje edhe më të ëmbla se portokallet e zakonshme dhe kanë më pak aciditet dhe thartësi. Për më tepër, portokallet e kuqe janë të pasura me vitaminë C, kalium, fibër, karotenoidë dhe polifenolë, ashtu si agrumet e tjera.  Ju mund t’i konsumoni portokallet e kuqe njësoj si portokallet e zakonshme. Këto portokalle janë lehtësisht të qërueshme dhe kanë më pak fara.