Reklame:

Rrezikohen fondet për bujqësinë – Projekti IPARD, Pilku: Sukses nëse përthithet 50 për qind

Ndërsa Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural po manaxhon dosjet e mbi 300 aplikantëve që duan të përfitojnë nga fondet e projektit IPARD II, ekspertët e fushës shprehen se rreziku i mospërthithjes është i lartë.

Ilir Pilku argumenton për SCAN arsyet, ndërsa thekson se do të quhej sukses, nëse të paktën arrihet të disbursohet gjysma e fondit të vënë në dispozicion.

Gjithashtu ekspertët e bujqësisë nuk e shohin si problem zerimin e mbështetjes me grante për sektorin bujqësor, dhe orientimin e tyre drejt blegtorisë, ku për këtë vit janë parashikuar 4 milionë euro.

Fermerët duhet të orientohen më shumë drejt këtij program i cili ofron mbështetje më të madhe dhe nuk vendos kufizime. Aktualisht AZHBR po manaxhon edhe fondin prej 50.3 milion eurosh të thirrjes së parë të projektit IPARD II dhe pas mbylljes së aplikimeve më datën 30 Janar, ka nisur procesi i përpunimit të dosjeve të aplikantëve.

 

(scan)