Reklame:

5 rregulla për ta ruajtur mishin ne frigorifer

Ekzistojnë pesë rregulla me vlerë të cilat i ndihmojnë konsumatorët që ta ruajnë mishin në mënyrën e duhur. Kur blini mishin, bëni mirë që të merrni me vete një çantë termike, ku ta ruani gjatë pazarit dhe rrugës së kthimit.

Sapo të ktheheni në shtëpi vendoseni menjëherë në frigorifer në ngrirje, nëse do e konsumoni në ditët në vijim, ose në pjesën e freskisë nëse do e konsumoni më afër.

Kini kujdes temperaturat, pasi mishi nuk duhet ruajtur asnjë herë në temperaturë mbi 4 gradë, ndërsa ngrirësi duhet të jetë nën -18 gradë. Këshillohet që mishi i kuq të mos ruhet në frigorifer në pjesën e freskisë më shumë se pesë ditë, ndërsa për mishin e bardhë këshillohet vetëm dy ditë, pasi rrezikon që të prishet.

Sa i takon pjesës së ngrirjes, të gjitha llojet e mishrave mund të ruhen nga 3 deri në 6 muaj, në paketim frigoriferik. Mbani parasysh që para se ta fusni mishin në frigorifer ta ndani në copa dhe futeni në qese frigoriferike.