Reklame:

Studimi, Disa Semundje te bagetive te importuara

Nga Profesor Kristaq Bërxholi

Keto vitet e fundit jane shtuar shume komplekset ku mbareshtohen: Dhen, Dhi e Lope, ne me te shumten e rasteve mbahen bashke ne nje siperfaqe jo shume larg midis tyre.
Kafshet (dhente, dhite e lopet), jane importuar nga vende te ndryshme te botes, shpesh pa zbatuar shume rregulla te domosdoshme per importin e tyre.

Çfare kemi vrejtur nga studimet e bera nga ne:

1-Eshte evidentuar prezenca e infeksionit te PARATUBERKULOZIT sidomos ne lope. Sipas nesh infeksioni eshte i importuar. Qarkullon gjate ne tufe, shfaq shenjat klinike me vonese, gjedhet shkojne drejt kasheksise se pakthyeshme dhe vdekje e padiskutueshme e lopes. Evidentimi i hershem, parandalon perhapjen e infeksionit.

2-Eshte evidentuar prezenca e infeksionit te CAE(Artrit Encefalitit te dhive). Infeksion mjaft i perhapur ne shume rrethe te vendit. Edhe ky infeksion, qe nuk prek racat e dhive autoktone, ka ardhur bashke me kafshet (dhite e importuara). Konstatimet tona e vertetojne kete fakt. Prezenca e ketij infeksioni, nese lihet, perhapet pa u ndjere ne nivele te tilla nga ku nuk ke cfare te besh, dhe si pasoje duhet bere eliminimi i tere tufes.
Parandalimi eshte plotesisht i mundshem.

3-Eshte konstatuar nje rritje galopante e infeksionit te IBR (Rhinotrakeitit Infektiv te Gjedhit). Gjedhet e importuar pa asnje kriter, kane sjelle dhe infeksionin ne fjale. Pasojat: Infeksion ne rruget e frymemarjes, patollogji ne organet riprodhuese (femra e meshkuj), deshtime, encefalite ne vica dhe mastite ne lope.
Njofja e situates te ndihmon ne marrjen e masave te suksesshme.

4-Mbajtja bashke e lopeve me dhente, i rrezikon gjedhet nga infeksioni i ethes katarale malinje, qe shkaktohet nga nje virus qe gjendet tek dhente, pa shkaktuar probleme ne to. Semundja ne lope eshte e pasherueshme. Raste te shumta dhe qe karakterizohen nga shtimi i numurit te kafsheve te prekura vit mbas vitit, kemi vrejtur ne Elbasan, Lezhe e rrethe te tjera.

Eshte detyre e sherbimit veterinar(PO A KA SHERBIM VETERINAR???), te informoje gjeresisht fermeret per problematikat ne fjale, per te mos shkuar investimi si i thone “per dhjame qeni”. Raste te tilla ka shume.