Reklame:

Si duhet bere pleherimi (Fertilizimi) i tokes per te pasur bime te shendetshme dhe prodhuese

Sipas Anketës ne Britani më pak se gjysma e kopshtarëve shtëpiak përdorin ndonjë lloj të fertilizuesëve në kopshtet dhe oborret e tyre.
Bimët që janë të ushqyera mirë janë më të shëndetshme, më të frytshme dhe më të bukura. Ky artikull përmban bazat se pse dhe si duhet t’i përdorim fertilizuesit(plehëruesit).

-Ushqyesit e bimëve
Bimët kanë nevojë për fertilizim përshkak se dheu nuk mund të ofrojë ushqyesit themelorë që kërkohen për rritjen optimale të bimës. Duke fertilzuar kopshtin tuaj, ju rimbushni dheun me materiet ushqyese të humbura dhe siguroni që bimët të kenë ushqimin që atyre iu nevojitet për të lulëzuar.
Ka gjashtë lëndë ushqyese që bimët kërkojnë. Bimët së pari marrin tri materiet kryesore që përbëhen nga Hidrogjeni,Oksigjeni,dhe Karboni dhe që të tria këto materia ushqyese vijnë nga uji dhe ajri.Dhe tri të tjerat janë nitrogjeni,fosfori dhe kaliumi.
Azoti ju ndihmon bimëve të prodhojnë proteina që ato kanë nevojë për prodhimin e indeve të reja. Në natyrë azoti gjendet shpesh në sasi të vogla kështu që bimët kanë evoluar për të marrë sa më shumë azot të jetë e mundur, megjithëse kjo nuk do të thotë që ato nuk duhet të marrin edhe elemente të tjera gjithashtu. Në qoftëse shumë azot është në dispozion,bimët mund të zhvillojnë gjethet mjaftueshëm por nuk prodhojnë fruta apo lule.Rritja në fakt mund të stagnoj,përshkak se bima nuk është duke thithur elemente të tjera përveq azotit.

-Organik përballë Sintetik
A kujdesen bimët me të vërtetë se ku t’i marrin materiet e tyre ushqyese? Po sepse plehrat organike dhe sintetike sigurojnë materiet ushqyese në mënyra të ndryshme.Plehrat organike janë të bërë nga depozitat minerale natyrale dhe materiale organike. Plehra organike janë plehra që rrjedhin nga bota shtazore ose perimet e ndryshme. Plehra organike janë plehra që rrjedhin nga shtazët apo disa lloje bimësh si perimet (wikipedia).Plehrat sintetikë janë të bëra nga përpunimi kimik i lëndëve të para.
Në përgjithësi , materiet ushqyese në plehërat organike nuk janë të tretshme në ujë dhe lëshohen në bimë ngadalë në një periudhë disa mujore brenda një viti. Për këtë arsye, plehra torganike është më mirë të aplikohen në vjeshtë në mënyrë që materiet ushqyese të jenë në dispozicion në pranverë.Këto plehra stimulojnë mikroorganizmat e ndryshëm të tokës(dheut) dhe përmirësojnë strukturën e tokës. Mikrobet e tokës luajnë një rol të rëndësishëm në konvertimin e plehrave organike të tretshme në materie ushqyesve që mund të absorbohen nga bimët. Në shumicën e rasteve, plehrat organike dhe kompozitët do të sigurojnë të gjitha materiet dytësore dhe mikroushqyesit që bimës tuaj i duhen.
Plehrat sintetike janë të tretshme në ujë dhe mund të merren nga bima pothuajse menjëherë. Në fakt nëse aplikoni shumë pleh sintetike mund të “djeg” gjethet dhe të dëmtoj bimët tuaja. Plehrat sintetike i japin mbjelljes një shtytje të shpejtë, por ato bëjmë pak për të përmirësuar cilësin e tokës, të stimulojnë jetën e tokës, ose të përmirësojnë pjellorin në tokën tuaj.Sepse plehrat sintetike janë shumë të tretshme në ujë, ata gjithashtu mund të kullojojn/qarkullojnë jashtë në rrjedha dhe pellgje.
Plehrat sintetike kanë disa avantazhe në fillim të pranverës. Për shkak se ato janë të tretshme në ujë, ato janë në dispozicion të bimëve edhe kur toka është ende e ftohtë dhe mikrobet tokës janë joaktive.
Për shëndetin afatëgjatë të kopshtit tuaj,të ushqyerit e bimës duke ndërtuar dheun me plehëra organike është alternativa më e mirë.Kjo do ta pasuronte tokën me materie organike.
A mund të ushqehet bima nëpërmjet gjetheve ?
Bimët mund të thithin materiet ushqyese 8 deri në 20 herë në mënyrë më efikase nëpërmjet sipërfaqës së gjetheve sesa nëpërmjet rrënjëve.Si rezultat,spërkatja e gjetheve me materie ushqyese të lëngshme mund të prodhoj rendimente të shquara.Për rezultate më të mira, spërkatni gjethet gjatë fazave të tyre kritike të rritjes siq është koha e transplatimit,koha e lulëzimit dhe pasi që të fillojë dalja e frutave.
-Fosfori dhe Kaliumi si dy materiet tjera ushqyese
-Fosfori stimulon rritjen e rrënjës, ndihmon ndërtimin e luleve, përmirëson vitalitetin dhe rrit madhësinë e farës.Ai e bënë këtë duke ndihmuar transferimin e energjisë nga njëra pjesë në tjetrën.
-Kaliumi përmirëson fuqinë e përgjithshme të uzinës.I ndihmon bimët të prodhojnë karbohidratetdhe siguron rezistencën ndaj ndonjë sëmundjeje. Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin aktiviteteve metabolike.
Ka edhe tre materie ushqyese që bimëve ju nevojiten,por në sasi të vogla.
-Kalciumi është përdorur nga bimët në membranat qelizore, në pikat e tyre gjatë rritjes dhe për të neutralizuar materialet toksike. Përveç kësaj, kalciumi përmirëson strukturën e tokës dhe ndihmon grimcat organike dhe inorganike së bashku.
-Magneziumi është komponenta metalike e klorofilit.Pa të ,bimët nuk mund të procesojnë rrezet e diellit.
-Sulfuri po ashtu është një përbërës i shumë proteinave.
Së fundi, ka 8 elemente që bimët kanë nevojë në sasi të vogël.Këto quhen materie mikroushqyese dhe përfshijnë borin,bakrin dhe hekurin.Toka e shëndetshme që është lartë në aspektin e përmbajtjes së materieve organike përmban shuma adekuate të secilës prej këtyre materieve ushqyese të cekura më lartë.