Reklame:

Të mirat e kajsisë

Kajsia thuhet se ka prejardhjen nga Armenia.

Eksploruesit spanjoll ishin të parët ata të cilët futën në Amerikë frutat mesdhetar.

Vende si Turqia, Italia, Rusia, Spanja, Greqia, SHBA dhe Franca konsiderohen të jenë prodhuesit kryesorë të kajsive në botë.

Kajsitë janë të mbushura me vitamina A, e cila njihet edhe si renitol.

Kështu kjo ndihmon në sistemin imunitar dhe po ashtu në lëkurën tuaj pasi atë nuk e lë plaket.

Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj.

Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind.

Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.

Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës.

Për këtë qëllim ato pi-qen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Shumë njerëz në botë atë e përdorin edhe për dieta të ndryshme.