Reklame:

Nisma “Krijo oksigjenin tend”, Administrata e Bashkise Divjake mbjell 300 peme

Shqipëria si destinacion turistik gjithashtu po shndërrohet dhe në një destinacion të pastër, ku ruajtja e mjedisit është një faktor kyç për mikpritjen e turistëve në një Shqipëri të bukur.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur nje nismëm për një Shqipëri të pastër dhe te gjelbër nën moton “Krijo oksigjenin tënd”.

Nxënës, studentë, punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po mbjellin mijëra pemë dhe dru frutorë nga Veriu në Jug.

Kjo nismë ka bërë bashkë, shkolla, institucione, grupe të ndryshëm me interesa të përbashkëta, artistë etj.

Edhe pse Bashkia Divjakë është me fat duke pasur një mushkëri shumë të rëndësishme siç është pylli ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, kjo nuk ka penguar aspak këtë nismë kaq të rëndësishme të gjejë shtrirje dhe mbështetje të madhe në këtë zonë.

Edhe administrata e Bashkisë Divjakë këtë fundjavë është angazhuar të japë kontributin e saj në shtimin e zonës së pyllëzuar duke mbjellur rreth 300 pemë.

Nderkohe ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta ka çdo dite vizitore te huaj dhe vendas te cilet mbjellin pemet e tyre ne kete park.