Reklame:

Parandalimi i kultivimit te kanabisit, Policia kontrollon edhe serat e fermereve!

Policia e Shtetit njofton se për parandalimin e kultivimit të kanabisit ka nisur një operacion i gjerë për kontrollin e territorit.

Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit. Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Referuar njoftimit të Policisë, janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në:

– 1795 sera/minisera

– 1036 magazina/objekte

– 883 ish objekte ushtarake

– 509 shtëpi të braktisura

– 299 stane/stalla

– 407 ambiente të hapura

– 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike” evidenton policia.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.