Reklame:

Artisti i harruar si Arnisa e mbuluar nga paaftesia e specialisteve!

Adriatik Rrasa eshte nje mjeshter i gdhendjes se gurit, drurit por edhe i thurjes se rrogozeve tradicionale qe zona e myzeqese ka aplikuar me pare ne çdo shtepi.

Qe nga viti 1986 kur ndiqte shkollen e mesme ne Lushnje, dhe i duhej te pershkonte çdo dite rrugen Babunje – Lushnje, Adriatiku ka patur nje pasion te cilin e zhvilloi fale aftesise per te gdhendur dhe deshires per ta persosur kete aftesi deri ne nivelet me te larta profesionale.

Nderthurja e ketyre aftesive dhe kembengulja e vazhdueshme per te bere gjera jashte imagjinates se çdo kujt duket e ka vene ne veshtiresi financiare pasi edhe kostot e jetes jane rritur dukshem veçanerisht kur behet fjale per studime universitare. Djali i tij i madh ka zgjedhur skulpturen dhe kjo nuk eshte rastesi po te shohesh pasurine e madhe artistiko – arkeologjike qe familja Rrasa disponon mbas kaq vitesh pune rraskapitese te Adriatikut, kryefamiljarit.

Ne bisede me mjeshtrin e gdhendjes kupton se ka nje gje qe nuk shkon sipas trendit te kohes por ai nuk pranon ta perqafoje asnje forme menaxhimi qe e ndot profesionalisht dhe aq me keq i mer kohen nga punet qe ai ka skicuar ne mendjen e tij per te realizuar ne shtepine magazine, kantjer, muze dhe histori te perziera se bashku.

Nderhyrja ne infrastrukturen rrugore dhe permiresimi i dukshem i saj edhe perpara baneses se Adriatikut kerkojne nje menaxhim dhe mundesi per terheqje te turisteve ne shtim pasi vetem 200 m larg ndodhen rrenojat e qytetit antik te Arnises.

Nje histori sa interesante aq edhe me artifakte qe duken qarte ne çdo hap qe hedh ne kodren ku fshihen vlera te pafundme arkeologjike dhe historike.

I vemendshem ndaj ketij fakti por edhe shoqerues dhe veshgues i çdo ekspedite ne kete zone qe nga vitet 1986, kohe ne te cilen zbuloi pasionin e tij per skulpturen, Adriatiku nuk eshte i kenaqur si me ecurine ekonomike dhe vleresimin e tij nga struktura shteterore po ashtu edhe me menyren se si trajtohet Arnisa, kjo vlere e madhe arkeologjike dhe turistike.

Agroturizmi dhe shtimi i turisteve shetites kane nevoje edhe per sherbime te tjera si fjetja, ngrenia apo guida ne pikat turistike dhe vlera te veçanta qe çdo zone ka apo evidenton si vlere lokale.

Njerez si Adriatiku jane pasuri qe duhen vleresuar dhe vleresimi me i mire eshte trashegimi i profesionit si nje vlere e rralle por edhe suporti financiar per te bere te mundur krijimtarine e artisteve kur ata vertet lene nje pasuri per brezat qe vijne.

Mjafton te vizitosh Adriatikun ne vendin e tij te punes dhe e kupton pernjehere pasionin e nje njeriu qe edhe koha qe i mer per ta pyetur per gjithshka qe ai ben dhe ecurine e tij, ai e quan kohe te humbur.

Pyetjes se sa kohe do ti duhet per te realizuar ate cfare ai ka projketuar ne mendjen e tij dhe kerkon ta zbatoje, Tiku i pergjigjet shkurt “300 vjet”, pra gjashte breza!

Fotot e meposhteme nuk kane nevoje per koment, por secili te veje ne pune imagjinaten e tij dhe nese gjen nje ide per ta kthyer ne para, mjafton te shkoje ne Babunje, ne kruqezimin e rruges se Divjakes me ate te Agimit qe po rikonstruktohet dhe do ta kuptoni menjehere nga objektet e shumta antike dhe artistike qe gjenden ne çdo kend dhe pjese muri te nderteses.

Sh. Bylykbashi