Reklame:

Trotuaret e Karbunares, te ngushte dhe te rrezikshem

Prej disa ditesh rruga e Karbunares eshte bllokuar per makinat pasi firma Riviera po shqep asfaltin per ta riasfaltuar me nje asfalt te ri dhe infrastukture rrugore me cilesore.

Te pakten keshtu pretendon firma por banoret dhe bizneset e zones kane shume rezerva e pakenaqesi me menyren e organizimit te punes dhe ca me keq qe ajo punon si nje administrate ne zyra dhe kushte normale. Si per orarin edhe per respektimin e te drejtes se gjithsescilit nga banoret apo bizneset qe kane aktivitetin ne te dy anet e rruges.

Si te mos mjaftonte bllokimi i rruges pa afat ne pikun e punes se cdo biznesi dhe familje, askush nga keta nuk ka mare njoftim me shkrim apo noftim publik e aq me keq mediatik se rruga do te bllokohet per kaq dite nga kjo ore ne kete ore, pasi paralizimin e plote nuk ta toleron askush.

Ne aspektin mjedisor si te pastrimit te mbetjeve ne rruget me asfalt prane rrethrrotullimit ku granili eshte prezent dhe tejet i rrezikshem per aksidente dhe demtim te gomave te mjeteve po ashtu eshe per mjetet me dy rrota per te rreshqitur lehtesisht ne nje moment te caktuar apo ne ngarkese trafiku te momnetit.

Sa per sperkatjen e vendit ku punohet me uje apo eleminimin e pluhurit as qe behet fjale pasi duket firma ka gjetur ne Lushnje nje administrate aspak kerkuese e akoma me keq te pafuqishme kur behet fjale per projekte te cunguar dhe mangesi te shumta.

Apo supervizor qe mbledhin fotot nga zyra dhe nuk eshte pare asnjehere ne terren ose vjen fshehurazi pasi ndryshe nuk ka si shpjegohen gjithe keto shkelje, qe nga konsulenca me komunitetin apo degjesa publike per te cilen flitet aq shume, por vetem flitet.

Per te mos folur qe ska gjelberim dhe mangesi te tjera pa fund!

Thela mbi bisht eshte mungesa e kordinimit mes institucioneve apo firmave qe realizojne investimet me parate publike dhe akoma me keq kur kjo thellohet per keq edhe aty ku eshte mundesia per ta ndryshuar.

Shikojini keto shtylla te vendosura ne te njeten kohe qe behet edhe rruga.

Si mund te shpjegohet ndryshe kjo idiotesi e ketyre shtyllave ne mes te trotuarit kur pjesa e mbetur jashte trotuarit eshte me gjere dhe ka hapesira per te respektuar investimin dhe kembesoret.

A ka supervisor kjo firme qe vendos shtyllat dhe ja ndryshon vendin atyre sa here qe i teket drejtuesit te punimeve?

 

 

 

 

A kane minimumin e detyrimit ligjor ata persona qe marin pagat nga administrate shteterore ne nivel lokal apo kombetar se disa pune nese nuk behen si duhet mbeten te tilla dhe me pas kosto e korigjimit eshte me e larte dhe vendosja e kabujve te energjise e rrit koston?

Nuk eshte nevoja per shkence nga askush, por duhet patjeter qe secili te beje me pergjegjesi detyren e tij dhe te ndjeje pergjegjesine e kesaj detyre.

A do ta lejonte ne shtepine e tij nje gje te tille?

Nese jo atehere e njejta gje eshte edhe me pronen publike.

Keto shtylla behen objekt aksidenti per drejtuesit e biçikletave