Reklame:

Industria e bimeve mjekesore: Qeveria nuk po na merr seriozisht, mund te hapim 43 mije vende pune

Industria e bimëve mjekësore: Qeveria nuk po na merr seriozisht, mund te hapim 43 mijë vende pun

Xhavit Hysenaj, në emër të anëtarësisë Shoqatës së Kultivuesve, Prodhuesve dhe Eksportuesve Esencave dhe të Bimëve Mjekësore të Shqipërisë (EPCA), si kryetar i kësaj shoqate, ka kërkuar sot mē shumë vëmendje për këto industri, që kanë potencial të lartë zhvillimi në drejtim të eksporteve dhe punësimit.

Ai tha se në vitin 2018, industria jonë, për herë të parë pas viteve 1990, realizoi më shumë se 4,5 miliardë lekë eksporte, si dhe industrializimin e industrisë së bimëve mjekësore dhe aromatike.

Kompani të veçanta, anëtare të EPCA, arritën edhe mbi 500 milionë lekë eksporte në vit, duke ndihmuar në mënyrë domethënëse ekonominë dhe familjet shqiptare, si dhe buxhetin e shtetit për taksat që paguajnë sipas ligjit.

Ne gjykojmë se arritjet e vitit që kaluam ishin domethënse, por nuk tregojnë mundësitë reale të kësaj industrie në Shqipëri, tha Hysenaj.

Kjo ka qënë arsyeja që, për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me stafin akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe kapacitetet intelektuale të shoqatës sonë, nxitëm dhe
realizuam një studim të thelluar për të vlerësuar kapacitet optimale të kësaj industrie për të shumëfishuar numrin e të punësuarëve dhe katërfishuar eksportet, sigurisht pa kërkuar asnjë
financim nga buxheti i shtetit për këtë qëllim, shtoi ai.

Industria ka prezantuar Master Planin Kombëtar të Punësimit,

* Në 4 kolonat e mbështetjes së masterplanit që janë:
(a) Eksportet e BAM Natyrale (të egra) mund të arrijnë deri në 110 milionë Euro në vit!

(b) Eksportet nga reabilitimi i Blloqeve të degraduara me BAM mund të arrijnë deri në 30 milionë Euro në vit!

(c) Eksportet nga Blloqet e kultivuara me BAM dhe shtimi i tyre bazuar në një material gjenetik mbjellës, i kontrolluar nga institucionet përgjegjëse me parametra optimale, përcaktuar nga Industria mund të arrije deri 43 mln euro në vit.
Eksportet nga përpunimi i thelluar në vajra esencial, nga BAM mund të

arrijnë deri në 18 milionë Euro në vit!
Bazuar në këto rrugë konkrete, besojmë se brenda 8 -10 viteve:
a) Mund të arrihen 200 milionë Euro eksporte nga 45 milion në 2018,
b) Mund te sigurohen 43 000 vende pune me kohë të plotē nga 12 500 që janë sot.
c) Shtesa e fondeve në buxhet nga shteti do të jetë shumë e limituar.
Masterplani është një studim konkret, i bazuar në resurset tona njerëzore dhe natyrore,
por edhe në përvojën që kemi fituar në rreth 3 dekada që menaxhojmë këtë industri.
Për këtë qëllim kërkojmë, tha Hysenaj:

1. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
* Të përfshijë këtë industri në projektet e Bashkimit Europian dhe ato të qeverisë Shqiptare për të financuar kompanitë tona nëpërmjet programit kombëtar dhe atij të BE. Pasi ne i kemi aftësitë dhe strukturat reale për tëthithur këto fonde.

* Të na përfshijë në diskutimet strategjike në ato raste ku bëhen politika për industrinë tonë.

* Të krijojë mbështetjen e duhur ligjore dhe financiare për ofrimin e fermerëve të një materiali gjenetik brenda parmetrave optimale sipas kërkesave tëindustrisë, të cilat lidhen ngushtësisht me tregjet botërore të BAM, duke bashkëpunuar me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

2. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.

* Të ndërhyjë me ndryshimet e nevojshme të legjislacionit të vjetër për mirëmbajtjen, marrjen në përdorim dhe shfrytëzimin e blloqeve me Bimë Aromatiko Mjekësore natyrale.

* Të shkurtohen dhe të ndryshohen proçedurat e lejeve të vjeljes dhe të bëhen konkretisht të realizueshme. Sot duhet një mal me dokumente si dhe 6-18 muaj kohë për të marrë një leje vjelje, e cila çon në vjeljen pa leje dhe informale.

3. Qeveria Shqiptare.
* Kërkojmë me këmbëngulje vëmendjen e qeverisë dhe të institucioneve të saj në mbështetje të zbatimit të këtij masterplani, i cili duhet të përfshijë të gjithë aktorët
e mësipërm dhe gjithashtu kontributin e kërkimit shkencor nga Universiteti Bujqësor.
Hysenaj solli në vëmendje se sot produktet dhe esencat e industrisë sonë eksportohen në gjithë globin, nga shtetet e Bashkimit Europian, në Australi e USA e deri në Kanada, Indi dhe Kinë.

Mbi 65% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania“, ndërsa industria sot shënon jo vetëm investitorë shqiptare, por edhe një numër të konsiderueshëm investitorësh të huaj amerikanë, turq, gjermanë edhe italianë.

Ne gjykojmë se koha nuk pret dhe se burokracitë nga pushteti lokal dhe segmente të veçanta në kundërshtim edhe me ligjet ekzistuese, po e dëmtojnë dhe nuk po e lejojnë të ecë përpara kjo industri. (monitor)