Reklame:

Horizont EU dhe MEN mbjelllin 400 pisha ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta

Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, dy organizatat fituese dhe zbatuese “Horizont EU”(HEU) dhe “Mireqeverisja Ekosistemeve Natyrore” (MEN) e nisen me nje aksion per mbjelljen e fidaneve te pishes ne PKDK. Ne bashkepunim me AdZM e Parkut si dhe Shkollen e Mesme te Bashkuar Rremas, 50 nxenes te klasave te 7 e 8-ta pasi vizituan Qendren e Pritjes se Vizitoreve dhe moren informacionin e plote qe ofron kjo qender e konkretizuan kete dite mesimore ne teori dhe praktike me nje aksion konkret.

 

Te shoqeruar nga Dr Ardian Koci si dhe specialistet e papertuar te AdZM-se, nxenesit dhe mesuesit te shoqeruar nga dr shkolles Llazar Staso si dhe perfaqesuesit e dy organizatave Fadil Malko dhe Shkelqim Bylykbashi shkuan ne zonen e rezervuar per mbjellje dhe mbas nje pune sa edukuese edhe shlodhese  u pyllezua nje siperfaqe e Parkut duke bere te mundur zgjerimin e brezit te gjelber.

Ky aksion eshte fillimi i aktiviteteve qe HEU dhe MEN kane ne kuader te projektit per  Ruajtjen e mjedisit ne pergjithesi dhe flores e faunes ne gjithe siperfaqen e Parkut Kombetar te Divjake – Karavasta ne vecanti.

Mbrojtja e natyres dhe e biodiversitetit veçanerisht ne zonat e mbrojtura vazhdon te mbetet nje nder sfidat madhore per zhvillimin e qendrueshem te Bashkise Divjake.

Parku Kombetar Divjake – Karavasta, perben nje vlere te spikatur te trashegimise natyrore jo vetem per Bashkine e Divjakes por te gjithe Shqiperine.

Per shumllojshmerine e shpendeve ne vecanti te Pelikanit Kacurrel, ky park njihet si perle e virgjer e natyres shqiptare.

Mosnjohja sa duhet e legjislacionit mjedisor, e ne veçanti te atij per biodiversitetin e zonat e mbrojtura, dhe menaxhimi jo i adresuar si duhet ne njohjen dhe respektimin e planit te menaxhimit, si dhe mungesa e rishikimit te vete planit perben shqetesimin kryesor qe kerkon te fokusoje e te trajtoje ky projekt.

Rritja e nje brezi femijesh qe njeh dhe respekton mjedisin, floren e faunen do te ndikoje ne rritjen e numrit te vizitoreve dhe shume shpejt do ta ktheje PKDK ne nje atraksion turistik te kerkuar.

Projekti eshte financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi, nepermjet Horizont EU dhe Mireqeverisja Ekosistemeve Natyrore.