Reklame:

“Skanimi i HEC-eve, terr informativ” – Ekspertet: Procesi vetem per show, ndryshimet ligjore do shmangnin boshllekun

Procesi i skanimit të hidrocentraleve, i nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, po shoqërohet me refuzim të dhënies së informacionit, ndonëse ai nuk do të ketë asnjë rezultat pozitiv në drejtim të disiplinimit të këtyre koncesioneve”. Deklarata është bërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët thonë gjithashtu se pezullimi lidhet vetëm me kontrata që nuk janë nënshkruar ende, dhe jo për kontratat që nuk kanë nisur ende punimet.

Deklaratat u bënë gjatë një konference mbi ndryshmet ligjore në fushën e  koncesioneve,  ku organizata EcoAlbania dorëzoi në kuvend edhe një draft paralel me propozime konkrete, por që u rrëzuan poshtë nga komisionet parlamentare.  Sipas ekspertëve, këto ndryshime ligjore do të zgjidhnin ngërçet ligjore për këto koncesione, duke evituar dhe procese skanimesh të panevojshme në të ardhmen.

Deri më tani Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se ka përmbyllur skanimin e 54 kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve, ndërkohë që për 8 prej tyre do të bëhet revokimi . Në një përgjigje për TV SCAN, ky dikaster ka deklaruar se koncesionet e skanuar dhe kontratat që do të revokohen nuk do të bëhen publike sepse nuk duan të cenohen kompanitë. (SCAN)