Reklame:

SHKNMGV, Ne ndihme te njerezve ne nevoje ne Divjake

Bashkëpunimi pozitiv i Bashkisë Divjakë me shoqata dhe organizata të ndryshme ka bërë që këto të fundit të shtrijnë aktivitetin e tyre humanitar në territorin e kësaj bashkie.

Shoqata Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël në vlerësim të bashkëpunimit reciprok me Bashkinë Divjakë ka organizuar një aktivitiet me karakter humanitar në ambjentet e Qëndrës Kulturore Divjake.

Zëvendëspresidenti i kësaj shoqate Adriatik Gega dhe njëkohësisht organizatori i aktivitetit së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe Shoqatën Social-Kulturore “Selam” me qendër në Fier dhe te drejtuar nga Kastriot Dyrmishaj kanë shpërndarë pako me produkte ushqimore për rreth 50 familje në nevojë.

Në këtë aktivitet pati të ftuar nga vende te ndryshme, edhe nga diaspora siç ishin: Astrit Dibrani kryetari i organizatës “Diaspora”, Kastriot Dyrmishaj drejtor i shoqatës Social-Kulturore “Selam”, Ilmi Kurti shkrimtar Shkodran dhe njëkohësisht kryetar i degës së shoqatës në Shkodër, Esmeralda Cela e cila me mbështetjen e Shoqata Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël pas shumë peripecish arriti të bënte transplantin e veshkës.

Gjatë aktivitetit shoqata shpërndau çertifikata nderi për disa nga bashkëpunëtorët.
Bashkëpunimi shumë i rëndësishëm me shkollat bëri që të vlerësohen me çertifikatë

Fredi Kokoneshi Kryeatri i Bashkisë Divjakë,

Josif Kruti Drejtor i Shkollës 9-vjecare Kryekuq,

Hasan Çoku drejtor i Shkollës 9-vjecare Shënepremte,

Gjimnazi “Miti Zoi Zaka” Divjakë,

Mukades Dervishi Gazetare TV Apollon.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme dhe Presidentja e Shoqata Kombëtare në mbështetje të Grupeve Vulnerabël Rajmonda Haxhiaj si dhe Nënkryetari i Bashkisë Divjakë Avdi Snalla i cili si përfaqësues i këtij institucioni falenderoi të pranishmit dhe organizatorët e aktivitetit për bashkëpunimin me bashkine dhe ndihmen qe shoqata i jep njerzve ne nevoje te kesaj zone.