Reklame:

Hikrra, drithi qe sjell perfitime te shumta ne shendet

Njerezit qe konsumojne shpesh hikerr ne dieten e tyre, kane nivele me te shendetshme te kolesterolit ne gjak dhe shifra me te uleta te presionit te gjakut, e si pasoje, rrezikohen me pak nga semundjet e zemres.

Hikrrori permban flavonoide, nje prej tyre te quajtur “rutin”, te cilet zgjasin jeten e vitamines C dhe veprojne si antioksidante. Aftesia e hikrrorit qe ul yndyrat ne gjak, i dedikohet pikerisht permbajtjes se larte ne “rutin” dhe flavonoide te tjere. Nder te tjera, eshte nje ushqim i pasur ne magnez, i cili relakson muskujt e eneve te gjakut dhe ndihmon ne normalizim te tensionit.

NDIHMON KONTROLLIN E DIABETIT

Lendet ushqyese qe permbahen ne keto fara, me sa duket, jane pergjegjese per efektin rregullator ne lidhje me sheqerin ne gjak. Ne nje test krahasimi midis nje vakti me hikrror dhe nje vakti me buke gruri te bardhe, u konstatua pergjigje me e mire e glikemise ne rastin e pare. Meqenese hikrrori eshte i pasur ne magnez, mendohet te ofroje gjithashtu efekt parandalues kunder diabetit, sikurse rezulton ne studime te ndryshme. Ne saje te nje perberesi “chiroinositol”, qelizat behen me te ndjeshme ndaj insulines dhe ky mund te jete nje tjeter mekanizem sesi ky ushqim rezulton i dobishem ne parandalimin dhe trajtimin e diabetit.

MUND TE PARANDALOJE FORMIMIN E GUREVE NE TEMTH

Ushqime te pasura ne fibra te patretshme si ushqimi ne fjale kane nje efekt parandalues per formimin e gureve ne temth. Kjo mendohet te jete ne saje te pershpejtimit te kohes se tranzitit te ushqimit ne aparatin tretes dhe te uljes se prodhimit te acideve biliare.

LUFTON KANCERIN E GJIRIT

Permbajtja e larte ne fibra (4,6gr/1 kupe), e cila eshte edhe me e larte se e tersheres, e ben hikrrorin nje ushqim te çmuar per gruan. Sipas kerkimeve shkencore, konsumi i dietes se pasur ne fibra (>30gr/dite), mund te ule rrezikun e shfaqjes se kancerit te gjirit deri ne 54% tek grate para menopauzes.

USHQIM I PERSOSUR PER MUSKUJT

Perberja ne minerale, si magnez, hekur, zink, ne vitamina B si folatet dhe ne proteina (6gr per 1 kupe) e ben hikrrorin te jete nje ushqim ideal per muskujt, per rritjen dhe rikuperimin e tyre nga aktiviteti fizik.

Si ta perdorni hikrren?

Hikrra ka pak kohe qe ka hyre ne marketet shqiptare. Recetat per te jane te ndryshme. Mund ta zieni per rreth 10 minuta, ta kulloni dhe me pas ta perdorni ne sallata te ndryshme te ftohta, duke shtuar perimet qe pelqeni, djathera apo gjithe ç’doni! Mund te beni me te zupe, qofte apo forma te tjera te ngjashme me recetat e rizotove. Hikrra mund te jete edhe miell, pra mund ta bluani dhe te pergatisni me te brume per buke, per krepa, pite te ndryshme e gjithçka qe mund te pergatitet edhe me miellrat e tjere. Provojeni!