Reklame:

Lufta per te ardhmen

Ritmi dhe frekuenca e lartё e e ndryshimeve klimatike nё Epokёn e Antropocenit i detyrohet aktivitetit njerëzor. Prania e shtuar e gazrave serё, si dioksidi i karbonit dhe metani, ka rritur temperaturat dhe thatёsirat janё bёrё mё tё shpeshta. Ngrohja e oqeaneve po ndodh me shpejtёsi. Stuhitё e dhunshme dhe rreshjet masive po shpeshtohen. Sipas raportit tё Panelit Ndёrqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (1), nёse nuk merren masa drastike, mes viteve 2030 dhe 2052, temperaturat do tё rriten me 1.50C.

Thirrjes prej disa dekadave tё studiuesve pёr pasojat e pritshme tё ndryshimeve klimatike nё tё ardhmen, sё fundmi i janё bashkuar edhe nxёnёsit. Lёvizja “Fridays for future” e nisur fillimisht prej aktivistes 16 vjeçare suedeze Greta Thunberg, ka bёrё sёbashku mijёra nxёnёs nё mё shumё se 100 shtete tё premten e 15 marsit.

Ata i kёrkojnё politikbёrёsve e vendimarrёsve politikё tё ndёrgjegjёsohen dhe tё ndёrmarrin masa drastike pёr tё parandaluar dhe pёr tu pёrshtatur me pasojat e ndryshimeve klimatike. Mirёqёnia dhe shёndeti i gjithёsecilit, sidomos atyre qё jetojnё nё vende nё zhvillim dhe komunitetet kulturore, rrezikohen prej ndryshimeve klimatike.

Ka tё dhёna se 3 nё 4 njerёz qё jetojnё nё varfёri, merren me bujqёsi. Nё vitin 2016, numri i njerёzve tё kequshqyer arriti nё rreth 800 milionё. Ky fakt vёrehet mё sё shumti nё Afrikё, ku 39 milionё vendas vuajtёn prej urisё si pasojё e thatёsirave, qё kishin pushtuar tokat e mbjella.

Nga ana tjetёr, ngrohja e oqeaneve po dёmton eksosistemet detare. Nё 80 vitet e fundit, produktet e siguruara me anё tё peshkimit kanё pёsuar rёnie. Si rezultat, tregtia e peshkut ka rёnё ndёrsa tre miliardё njerёzve, qё jetesёn e tyre e sigurojnё me anё tё peshkimit, iu kёrcёnohet mirёqёnia.

Ndryshimet klimatike prekin mё sё shumti Arktikun, midis tyre, edhe popullin Sami, qё jeton nё Finlandё dhe qё merret me rritjen e drerёve.  Pёr kёtё arsye,  janё shtuar vёshtirёsitё pёr gjetjen e kullotave. Mungesa e tyre dhe ndryshimi i mёnyrave tё jetesёs, si pёrgjigje ndaj ndryshimeve klimatike, pasqyrohen nё shёndetin e tyre. Populli Sami ka formuar ndёr shekuj njohje mjedisore dhe lidhje shpirtёrore me natyrёn pёrreth, nё veçanti me drerёt. Ndryshimet klimatike kanё ndikuar nё mёnyrёn e tyre tё jetesёs, deri nё shfaqjen e sёmundjeve tё panjohura mё parё ndёr ta, si depresioni, ankthi dhe ato kardiovaskulare.

Qё prej vitit 2010 Ballkani ёshtё prekur prej thatёsirave, zjarreve dhe rreshjeve masive. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina pёsuan pёrmbytje masive prej rreshjeve tё dendura tё shiut. Pёrmbytjet shkaktuan njё dёm ekonomik prej 2 miliardё eurosh nё Serbi dhe 1.3 miliardё euro nё Bosnje-Hercegovinё. Gjithashtu, pёrmbytjet nё Shqipёri nё vitet 2010 dhe 2015 shkaktuan dёme ekonomike tё konsiderueshme.

Shqipёria pritet tё pёrjetojё nё tё ardhmen thatёsira tё shpeshta. Nё Ballkan ajo konsiderohet si vendi mё i rrezikuar prej pasojave tё ndryshimeve klimatike. Rreshjet pritet tё pakёsohen me 10 pёr qind deri nё vitin 2020 dhe 20 pёr qind deri nё vitin 2050. Kёto tё dhёna bazohen nё raportin mbi ndryshimet klimatike nё Ballkanin Perёndimor, ku parashikohet njё ngritje alarmante tё temperaturёs nё rajon. (reporter.al)