Reklame:

Pese arsye qe patjeter duhet t’i keni ne shtepi gjethe dafine

Ne periudhen kur me shpesh gatuajme bishtaja dhe ushqime te pasura te cilat na ngrohin, nuk ben te harrojme melmesen e cila e ploteson ne menyre te persosur shijen e tyre: gjethet e dafines.

Dafina eshte perdorur qe nga kohet e lashta si melmese, por edhe si ilaç per shkak te ndikimit te saj antiseptik dhe kunderinflamator.

Eshte e pasur me vitamina te grupit B, te cilat ndikojne pozitivisht ne metabolizem dhe ne statusin hormonal.

Dafina permban edhe minerale te shumta: kalium, baker, kalcium, selen, hekur, magnez dhe zink.

Ne periudhat kur na pushtojne virozat dhe kolla e shpeshte, kjo melmese mund te ndihmoje shume.

Tri flete te grira imet, hidhini ne 2,5 decilitra uje dhe ziejini per dhjete minuta. Hiqeni nga zjarri dhe mbajeni edhe dhjete minuta te mbuluar me kapak dhe kullojeni.

Shtoni nje luge supe leng limoni dhe dy luge mjalte.