Reklame:

Me e mira per 2019-n: Dieta per te humbur peshe dhe per te parandaluar semundjet

Dieta nuk eshte e perkufizuar, mirepo duhet pasur kujdes ne madhesine e porcionit dhe te kalorive

Vitin e kaluar keto-dieta ka qene hit i vertete, mirepo me e mire e 2019-s eshte dieta mesdhetare.

Edhe pse ekziston tashme nje kohe te gjate, nga vitet gjashtedhjete te shekullit te kaluar, U.S.News e ka shpallur dieten numer 1 ne kete vit.

Dekada me pare, ajo ishte menyra natyrale e jeteses per shume njerez ne pellgun e Mesdheut, veçanerisht ne Spanje, Itali dhe Greqi. Aktiviteti i larte fizik dhe ushqimi mesdhetar zhvilluan nje kulture, e cila ne vitin 2010 u shpall nga UNESCO si “Trashegimi kulturore jo materiale per njerezimin”.

Hulumtime te shumta kane treguar qe ata persona kane me pak shanse te semuren nga kanceri, semundjet e zemres, diabeti dhe obeziteti.

Kjo diete eshte nje menyre jetese qe ka ne fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave te gatimit me njeri-tjetrin), angazhimin fizik ne sigurimin e ushqimit, perpunimin artizanal dhe jo industrial te tij, ekspozimin ne diell dhe mbi te gjitha “gjithçka me mase”.

Dieta mediterane ka perparesi te shumta per shendetin. Ajo qe eshte me e rendesishme, thjesht duhet t’i pasoni ne kete vit.

Çfare eshte dieta mediterane?

Kjo diete ne te vertete eshte personi tipik i ushqimit i cili jeton ne shtete te rrethuara me detin Mesdhe.

Dieta mesdhetare nuk ofron ushqime qe nuk jane te stines. Kjo ben qe frutat dhe perimet te jene gjithmone te fresketa dhe te shijshme, pasi konsumohen vetem kur kane kohen e tyre.

Sipas zbulimeve te publikuara ne revisten ‘American Heart Association’, femrat qe i nenshtrohen nje diete mesdhetare mund ta zvogelojne rrezikun e sulmit ne tru deri ne 50%.

Kjo diete rezulton me e shendetshme se Dieta Vegjetariane. Studimet qe kane krahasuar impaktin e te dyja dietave ne parametrat metabolike dhe fiziologjike te dy popullatave nen testim, kane treguar se, per sa i perket renies ne peshe dhe rrezikut arterosklerotik, dieta mesdhetare ishte me efikase. Avantazhi i saj qendron ne cilesine e yndyrave dhe ne perberjen e saj me te ekuilibruar ne minerale.

Dieta Mesdhetare forcon shendetin e zemres. Studimet kane treguar se permbajtja e larte e dietes mesdhetare ne yndyra esenciale dhe ne vaj ulliri, te kombinuara me fitokimikatet e frutave, perimeve, fasuleve dhe dritherave te paperpunuar, ul kolesterolin e keq, rrit kolestorolin e mire dhe ul inflamacionin qe ve ne rrezik arteriet.

Ushqimet qe perbejne dieten mesdhetare mbrojne nga kanceri: ofrojne fitokimikate si polifenolet (kryesisht vaji i ullirit dhe vera e kuqe), te cilat nderveprojne me qelizat e demtuara duke i bere ato te jene me te afta ne veteliminim, si dhe nepermjet nje sere mekanizmash te tjere, arrijne te ruajne integritetin e qelizave te shendosha dhe te mbrojne ADN-ne nga demtimet fatale.

Dieta Mesdhetare eshte nder dietat me te dobishme ne rrezimin e shendetshem te mbipeshes dhe ne ruajtjen e nje peshe trupore optimale dhe parandalimin e diabetit. Perberja e veçante ne acide lyrore parandalon shtimin e dhjamit sidomos ne zonen qendrore (rreth barkut). Ndersa permbajtja e larte ne fibra bimore perben nje nder armet me te mira ne kontrollin e sheqerit ne gjak.

Dieta mesdhetare permban:

Çdo dite fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime te stines (me baze ngjyren e gjelber), sa me pak te perpunuara;

Çdo dite drithera integrale te ndryshme (grure, miser, oriz, bullgur, hikerror, tershere, elb); fasule te llojeve te ndryshme (thjerreza, qiqra, fasule me ngjyra);

2-3 here ne jave peshk dhe prodhime deti; fruta te thate dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); ereza si rigoni, rozmarina, sherebela, menta, trumza etj.;

Disa here ne jave, sasi te kufizuara mishi shpendesh, bulmet te yndyrshem, veze;

Pak here ne muaj: mish te kuq dhe embelsira;

Ne gatim perdoret vetem vaji i ullirit i perpunuar ne te ftohte dhe shume pak gjalpi i bagetise;

Tipare te rendesishme te dietes mesdhetare jane edhe konsumi i moderuar i veres se kuqe, konsumi i çajrave bimore si çaji i malit dhe hidratimi i mjaftueshem me uje natyral.