Reklame:

Prodhimi dhe dobite e mjaltit

Si prodhohet mjalti?

Mjalti është nektar( leng i ëmbël) natyror dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhë është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndersa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur.

Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roje, kurse e mbledhin nëpër viset malorë dhe drurët e tyre.

Më pas kullotet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimash, shumica e papastërtive eleminohen.

Mjaltin e përpunojnë bletët puntore që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brubujt. Bleta puntore e mbart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e përparme.

Dobitë e mjaltit!

Mjalti është një ndër ushqimet me vlera te larta dhe te dobishme. Vlerat e tij janë  të dobishme dhe multifunskionare për sa i përket organizmit të njeriut.

Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ. Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë.

Eliminon bllokimin e mëlçisë, të veshkave dhe të fshikëzës urinare.

Është gjithashtu konservans i përgjithshëm.

Mjalti ka aftësi të absorbojë dhe të ruajë lagështinë dhe është konservans i shkëlqyeshëm i ushqimit, ndërsa disa lloje të mjaltit janë përdorur në shërimin e plagëve.

Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëvë nën moshën 1 vjecare.

Elmentët që përmban mjalti varen nga llojet e luleve dhe përbërja minerale e tokës në rajonin ku bletët thithin nektarin.

Nxit funksionimin e sistemit nervor, punën e gjëndrave dhe forcon endotelin e kapilarëve të gjakut. Mjalti ka veti antibakterore zhduk bakteriet.

Elementet përbërës të mjaltit!

Hekuri i cili në 1kg mjaltë gjendet në sasi prej 11.05 mg, është i, domoshdoshëm,në,enzimat e frymëmarjes së qelizave të organizmit dhe luan rol të veçantë në nxitjen e punës së organeve të gjakut në palcën eshtërore.

Kaliumi është elment  përbërës i mjaltit, pa të cilin organizmi nuk mund të ekzistojë. Në 1 kg mjaltë ka 495,35 mg kalium dhe natrium. Kaliumi shërben në organizëm si përbërës dhe lidhës i albuminave dhe të glikogjienit, rregullon diurezën ( urinimin adekuat) dhe nxjerjen e këlbazës.

Ndërsa Kobalti është i pranishëm në mjaltë 0,0001-0,0003 %. Mungesa e tij në organizëm shkakton humbje të oreksit, plogështi dhe sëmundjen e quajtur akobaltozë.

Kolobati është pjesë përbërëse e vitaminës B12.

Në rajonet bilogjeokimike akobaltoza paraqitet me ndryshime në rritje, peshë, zhvillim dhe në sterilitet ( shterpësi). Kolobati ndihmon edhe proceset në ecurine e vitaminave A, C dhe E.

Duke ndihmuar enzimat oksiduese të oksigjenit në qelizë. 1kg mjaltë përmban 40,42 mg kalcium, pa të cilin është e pamundur zhvillimi i organizmit, ekzistimi i botës bimore dhe i botës shtazore. është element i përbërës i protoplazmës qelizore, eshtrave, muskujve dhe sistemit nervor. Jonet e kalciumit aktivizojnë muskulin e zemrës, shpejtojnë procesin e mpiksjes së gjakut inhibojnë ( ndalin) gjakderdhjen.

Kalciumi ka edhe efekt diuretik ( lehtësues të urnimit) është antiinflamator, antiarkitik dhe antialergjik. Në 1 kg mjaltë gjejme: “ sasi prej 18,88 mg magneziumi” Kripërat e tij veprojne si laksansë, kanë efekt sedativ qetësues në sistemi nervor, rregullojnë frymëmarjen pengojnë spazmat tetanogjene, ngadalësojnë ritmin e zemrës, lehtësojnë shkëmbimin endoqelizor, aktizivojnë, sistemin reikuloendotelial, neutralizojnë produketet toksike helumese të metabolizmit dhe forcojnë imuntetin fagocitozën.

Gjithashtu mjali është i përbërë edhe nga Bakër. Në 1kg mjaltë përbëhët prej 0,0001-1% bakër.

Mungesa e saj shkakton renien e flokut.

Mjalti përbëhët dhe nga Nikel.

Në 1kg mjaltë përbëhët 0,0001-0,0003% nikel. Ai shërben per rritjen e ruazave te kuqe të gjakut dhe të hemogl-obinës ul tensionin e gjakut dhe zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak.

Natriumi, është i pranishëm në mjaltë. Në 1 kg mjalte gjendet 1% sasi natriumi.

Mungesa e tij shkakton dobësim të muskujve në organizëm, raspaktitje humbje oreksim etje vjellje dhe pengesa në funksionimin e veshkave.

Siliciumi gjendet në sasi prej 0,3-1% në 1kg mjalte. është mikroelement me rëndësi të vecantë për shtatzënat dhe lehonat. Mungesa e tij në gjak të femrat shkakton abortin.

Një element tjeter që përbën mjalti është edhe stronciumi i cili ndihmon në punën e rregullt të veshkave.

Zinku gjendet në sasi prej 0,0001-1% në 1kg mjaltë.

Mungesa e zinkut në organizëm shkakton pengesa në shumëzimin e qelizave, rritjen e tyre dhe në krijimin e hemoglobinës dhe të ritogjenezës.

Ndikon gjithashtu edhe në aktivitetin e fagocitozës në gjak, zvogëlon sasinë e yndyrës në mëlci dhe të sheqerit në gjak.

Zinku ka rëndësi të vecantë ngase është element përbërës i enzimës së frymëmarrjes.

Shumë mjeke me famë botërorë kanë zbuluar gjashtë vitamina në mjaltë. B1, B2, B3, B5, B6, dhe C me anë të metodave moderne të hulumtuimit. Këto vitamina kanë një rol të rëndësishëm

në organizmin e njeriut.

Mjalti parandalues i sëmundjeve!

Mjalti si ilaç përdoret kundër këtyre sëmundjeve;

Të lëkurës

Të organeve të tjretjes( gastriri, ulcera në lukth dhe duoden si dhe ne ndezjet e zorrëvë)

Të mëlcise

Të veshkave

Të anemisë

Të sistemit nervor

Të zemrës

Të organeve gjenetiale të femrës

Të syrit

Të organeve të frymëmarjes dhe sëmundjeve alergjike.

Në mesin e preparateve të tjera natyrore, ndihmon në ruajtjen e forcës së ilaceve mjekësore. Mjalti ndihmon në parandalimin e hyrjes së lagështisë në zorre, kryesisht tek të sëmurët me diare.

Ai është me i mirë se sheqeri por nëse hahet përtej masës mund të jetë i demshëm sepse nuk tretet me uthull dhe shkakton vrer.

Mjalti është i dobishëm edhe për të moshuarit sepse ndalon kollitjen dhe perdoret për shërimin e sekrecioneve jo të pastra ne lukth.

Nje tjeter dobi e mjaltit  është se ai kthen oreksin e humbur por kur pihet i tretur në ujë të nxehtë dhe në shurup trëndalfili, ai ndihmon shërimin e të sëmurëve nga rabiesi (tërbimi) dhe është konstatuar se vepron si sistem mbrojtës kundër infeksioneve të mëtëjshme.

Në të shumtat e rasteve mjalti është përdorur edhe si kundërhelm për ata që përdorin drogë si dhe si antitoksin ( kundërhelm) në shërimin e helmit të rastësishëm nga ngrënia e bimës se familjes hija e natës ose e kërpudhave të egra.

Mjalti kur pihet i tretur në ujë të nxehte është ilaç i mirë kundër plagëve  të shkakturara nga kafshimi i qenit.

Kalimi i lehte i dorës se lyer me mjaltë nëpër flokë, si yndyrë, do të zhdukë morrat dhe parazitët e tjerë.

Ai mundet  të përdoret gjithashtu si zbutës dhe freskues i flokëve dhe përshpejton ritjen e tyre.

Përdorimi i mjaltit si yndyrë për sy forcon të parët, ndërsa fërkimi i dhëmbëve me mjalte i zbardhë dhe kur përdoret si mjet shpërlarjen e gojës forcon mishin e dhëmbëve dhe mënjanon sëmundjen e tyre.

Vetitë e tij e bëjnë mjaltin mjet plotësues dhe tretës të shkëlqyer, i hap poret e enëve të gjakut dhe lehtëson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet, ndihmon metabolizmin, hap gëlqerizimet e mëlcisë, të veshkave dhe të fshikëzës se urinës.