Reklame:

Vetite e specit djeges, ‘ari’ i kuq i tavolines

Shume njerez pohojne se nuk mund te hane spec te kuq djeges, sepse “ndiejne djegie ne stomak”. Aspak e vertete. Madje ne shume kultura eshte e perhapur tradita popullore e çajit per tretjen e ushqimit i bere me kamomil te ngrohte, nje luge spec djeges pluhur dhe nje luge mjalte si embeltues
Te specat e kuq djeges, gjenden ne sasi shume te medha kapsaicina (perberesi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esenciale, karotenoide, celuloze, kalcium dhe hekur.
Permbajtja e larte e vitamines C (deri ne 340 mg/100 gr) eshte me i madh se te gjitha frutat apo perimet e tjera, ndersa gjenden edhe sasi te konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo me kot studiuesit kane nisur ta quaje ari i kuq i tavolines.
Shume njerez, kane frike nga ushqimet pikante per shkak te pasojave te hemorroideve. Ne te vertete qe prej 1857-s, Akademia Mjekesore Franceze e ligjeronte zyrtarisht vlefshmerine e specit te kuq djeges kunder hemorroideve. Por ajo qe duhet theksuar eshte se duhet perdorur ne sasi te vogla dhe te moderuara.
Nuk keshillohet perdorimi te femijet, sidomos pa mbushur 12 apo 13 vjeç. Po ashtu, nuk duhet te abuzojne edhe ata qe vuajne nga aciditeti i larte i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet. Teprimi mund te shkaktoje irritim te mukozes se zorreve, inflamacion gastrointestinal ne stomak dhe ne veshka. Megjithate, ne doza te vogla mund te sherbeje per te kuruar disa lloje semundjesh.
Speci djeges eshte krejtesisht i keshillueshem ne kuren parandaluese te infarktit dhe semundjeve kardiovaskulare. Eshte pare se perdorimi i vazhdueshem i tij ul nivelin e kolesterolit ne gjak, ndihmon zemren, dhe ndihmon punen e arterieve te gjakut. Farat e specit djeges permbajne shume acide qe eliminojne nga arteriet kolesterolin e tepert dhe trigliceridet.
Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke pershpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre. U vertetua se kaspaicina ka nje efekt pozitiv edhe te pacientet e prekur nga diabeti, sepse permireson aktivitetin e insulines. Per te pasur nje efekt mbrojtes ne nivel kardiovaskular nuk eshte e nevojshme te konsumosh sasi te madhe, por ta konsumosh ate ne menyre te vazhdueshme.
Studimi i vetive anti-kancerogjene te specit djeges ka nisur shume kohe me pare me dieten Moerman te eksperimentuar ne Holande qe prej 1930-s. Pacienteve iu dhane ushqime te cilat permbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet ne teorine qe keto elemente duke riekulibruar metabolizmin jane ne gjendje te parandalojne tumoret.

Kohet e fundit kerkuesit e Cedars-Sinai Medical Center te Los Angeles ne SHBA kane studiuar efektin e kapsaicines ne laborator dhe kane mundur te tregojne se ky princip aktiv ndihmon ne parandalimin e shume llojeve te kancerit, sidomos atij ne prostate, atij te mushkerive dhe zorres se trashe.
Ne Kine, speci i kuq djeges perdoret normalisht kunder depresionit. Edhe ne Indi thuhet se speci i kuq djeges, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E ne te vertete eshte vertetuar se ndikon pozitivisht tek humori e keshtu edhe te depresioni.
Me specin e kuq djeges mund te dobesohesh. Per kete jane te bindur profesoret Hanry dhe Emery qe ne revisten shkencore “Human Nutrition” kane publikuar nje studim me titullin “efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin”. Ne nje perfundim te tille ka arritur edhe nje grup kerkuesish i Universitetit te Tasmanise.
Sipas ketyre studiuesve, kapsaicina qe permban speci djeges ul konsumin e kalorive deri ne 15 per qind. Keshtu, nese nje pjate me makarona zakonisht ka 350 kalori, nese shtohet spec djeges kjo shifer shkon ne 300.