Reklame:

Sistemi shpalir i kultivimit te trangullit kornishon ne sere

Është një sistem më i avancuar i kultivimit të trangullit. Ky sistem aplikohet me rrjetë mbështetëse për tranguj.

Disa nga fazat e punës:

  1. Plehërimi me plehra organike dhe mihja e serrës
  2. Dezinsektimi  i dëmtuesve të tokës dhe imtësimi i dheut
  3. Formimi i leheve (lentat) me gjerësi 70 cm
  4. Pastaj vendoset sistemi i ujitjes pikë – pikë, ku në secilën  lehë shtrihen nga dy gypa për ujitje me pikatore çdo 20 cm
  5. Vendosja e folisë së zezë plastike e cila pasi të përforcohet (mbulimi i skajeve me dhe) mbi të hapen vrimat për mbjelljen e farave në distanca 50 x 30 cm
  6. Pastaj nga secila vrimë hiqet përafërsisht një grusht dheu, dhe mbushet me komposto në të cilën do të mbjellën farat,
  7. Pastaj vendosen telat në konstruksionin e serrës paralel mbi secilin rend në të cilët do të lidhet rrjeta,
  8. Më pas vendoset rrjeta e lartë 1.8 përgjatë tërë rendit e cila lartë duhet të lidhet për teli ndërsa poshtë  në tokë,
  9. Rrjeta së pari përforcohet në tokë me disa kopse të përgatitura nga teli në distancë çdo 30-60 cm, ndërsa lartë do të lidhet për teli po ashtu përmes disa kopsave,
  10. Dy ditë para mbjelljes, bëhet ujitja me sistem të ujitjes pikë-pikë ,
  11. Pas dy ditëve bëhet mbjellja e farave në secilën vrimë nga një farë në thellësi 3 cm
  12. Pas mbirjes dhe formimit të gjetheve bima duhet të orientohet për tu lidhur me rrjetën,
  13. Deri në lartësi 40-50 cm duhet eliminuar të gjitha degët që dalin në mes gjetheve dhe kërcellit (sqetullorët) si dhe lulet,
  14. 2-3 degëzimet e para mbi lartësinë 50 cm të cilat duhet të jenë të shtrira horizontalisht duhet të kenë gjatësi 25 – 30 cm,
  15. Pastaj 4-5  degëzimet e radhës lejohen të jenë të gjata 30-100 cm, pastaj 6 – 7 degëzimet tjera duhet të shtrihen në lartësi 100 – 120 cm, ndërsa degëzimet e fundit mund të shtrihen në gjatësi mbi 120 cm.

Vjelja e trangullit “Kornishon”

Vjeljet e shpeshta japin rezultate më të mira. Frutat janë të gatshëm për vjelje kur e arrijnë gjatësinë mbi 3 cm.
Sipas cilësisë frutat mund t’i ndajmë në tri cilesi:
Cilesia e I – frutat që kanë madhësi 3 – 6 cm
Cilesia e II – frutat që kanë madhësi 6 – 9 cm
Cilesia e III – frutat që kanë madhësi 9 – 12 cm
Frutat duhet të jenë të shëndoshë, në formë të duhur, të jenë të fortë, të lëngshëm dhe të pa dëmtuar.

 

Mbjelljet vjeshtore në serrë

Për të siguruar të ardhura më të larta nga prodhimtaria e perimeve, duhet të bëhet shfrytëzimi sa më racional i serrës. Kjo arrihet nëse pas përfundimit të vegjetacionit të kulturave kryesore (siç janë speci, domatja, trangulli etj.), në serrë mbjellën perimet tjera vjeshtore (siç janë spinaqi, sallata, qepa e njomë etj.). Mos shfrytëzimi i serrës për prodhimin e perimeve gjatë sezonit vjeshtë-pranverë, do të thotë humbje e prodhimit dhe fitimit të fermerëve, andaj përmes këtij materiali, do të mundohemi që fermerëve të ju ofrojmë sado pak njohuri, edhe  për kultivimin e perimeve gjethore, të cilat mund të kultivohen gjatë sezonit vjeshtë-pranverë, kështu që të bëhet një shfrytëzim më racional i serrave.