Reklame:

Hoteleri-Turizmi në “site’ – Task-Forca e sezonit turistik ne aksion, inspektime ne te gjithe vendin

Task-Forca e ngritur për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e sezonit turistik po kryen inspektime në të gjithë vendin me qëllim garantimin e një turizmi të sigurt. Kontrollet do të përqendrohen në një sërë subjektesh, ku rëndësi e veçantë sipas Institutit Shëndetësor Shtetëror, pjesë e kësaj Task-Force, do t’i kushtohet:

  • Inspektimit të kushteve higjieno-sanitare në struktura akomoduese
  • Inspektimit të kushteve higjieno-sanitare te të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime në zonat turistike
  • Respektimit të kushteve higjieno-sanitare në plazhe dhe pishina
  • Inspektimit të ujësjellësve dhe cilësisë së ujit të pijshëm në zona të ndryshme të vendit, sistemeve të ujit të pijshëm nga kaptazhi deri në pikat fundore, impianteve të trajtimit të ujërave zeza
  • Evidentimit dhe parandalimit të derdhjes në det të ujërave të ndotura nga subjektet që ndodhen në vijën e parë bregdetare

Sipas ISHSH-së, të gjitha strukturat e shëndetësisë përfshirë edhe ISHSH-në do të garantojnë respektimin e kërkesave të ligjit për mbarëvajtjen e sezonit turistik. (scan)