Reklame:

UK Lushnje ultimatum debitoreve, shlyeni detyrimet ne te kundert nderpresim furnizimin me uje

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime LUSHNJE sh.a. nepermjet nje postimi ne faqen e saj ne rrjetin social facebook ka njoftuar te gjithe debitoret familjare dhe biznes te shlyejne detyrimet qe kane ndaj UKL sh.a.
Ne te kundert UKL sh.a. do te nderprese furnizimin me uje te pijshem per cdo mospagues. Drejtoria e Ujesjellesit Lushnje sqaron se ne rast te kalimit te afatit 5 ditor nga marrja e njoftimit dhe mos paraqitjes per rakordimin dhe shlyerjen e detyrimit, UKL nuk do te kryej me furnizimin me uje per cilindo qe nuk zbaton kontraten e nenshkruar me kompanine.

Me moshte keni njoftimin e plote:

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime LUSHNJE sh.a.

Njofton të gjithë debitoret për arsye të moslikujdimit të faturave të ujit, detyrim që rrjedh nga Kontrata e furnizimit me ujë do të kryejë ndërprerjen e tij.

Sjellim në vëmendjen Tuaj se brenda 5 ditëve, nga marrja e njoftimit të detyrimit duhet të paraqiteni për rakordimin dhe shlyerjen e detyrimit që keni ndaj shoqërisë sonë.
Në rast se nuk zbatohen afatet e përcaktuara  jemi të detyruar të marrim masa administrative deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë, në zbatim të VKM Nr. 1304, Datë 11.12.2009

“Për miratimin e modelit të rregullores për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të Ujësjellës Kanalizimeve sh.a.”

Ku përcaktohet: Kapitulli 4.5.2 Ndërprerja e furnizimit me ujë UK Lushnje sh.a. ka të drejtë të ndërprese furnizimin me ujë në këto raste:

1- Në rast mospagimi të detyrimeve financiare, brenda afateve ligjore, rrjedhojë nga kontrata e furnizimit me ujë;

Kryeni detytimet tuaja në mënyrë që të furnizoheni me ujë normalisht.

Ju mirëpresim të bashkëpunoni me stafin tone për cdo paqartësi si pranë zyrave te UK Lushnje dhe nga Grupet Task Forcë në Terren!