Reklame:

INCA organizon Trajnimin Kombetar – NDIKIMI NE POLITIKAT E RUAJTJES SE NATYRES NEPERMJET ADVOKIM-LOBIMIT EFEKTIV

Shqiperia ka nje potencial dhe diversitet te larte biologjik, por ajo po vuan deme te medha tě cilat ne shume raste jane te pakthyeshme. Menaxhimi i qėndrueshėm i burimeve natyrore ne Shqiperi ende nuk eshte integruar sic duhet ne politikat kombėtare dhe lokale. Perfshirja e komuniteteve locale dhe te OMSHC-ve ne vendimmarrje dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe te zonave te mbrojtura eshte e pamjaftueshme. Kjo situate pengon zbatimin efektiv te politikave te mjedisit dhe ruajtjes se natyres dhe lehtesisht çon ne konflikte dhe keqkuptime te panevojshme.  Organizatat e Mjedisit te Shoqesise Civile (OMSHC) shihen sot si forca levizese per transformimin e shoqerise ne Kontekstin e zhvillimit te qendrueshem sa me miqesor me mjedisin.  Disa prej tyre kane potenciale te mira per te zhvilluar dhe per te mbrojtur interesat e shoqerise.  Megjithate, per tu perfshire věrtet ně hartimin e politikave te ruajtjes se natyres, OMSHC-te duhet rrisin me tej kapacitetet dhe burimet e tyre.

Ne kete kuader OMSHC-te duhet te luajne nje rol aktiv dhe efektiv ne planifikimin dhe zbatimin e masave ne ruajtjes se natyres dhe angazhimin e paleve te tjera te interesuara per vendimmarrje koherente.

Insituti per Ruajtjen e Natyres (INCA) ne bashkepunim me Unionin Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres (IUCN) kane nisur zbatimin e projektit (Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile) per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi. Projekti financohet nga Komisioni Europian ne kuader te programit “Mbeshtetje per Kapacitetet e Organizatave te Shoqerise Civile”.

Grupet e synuara ne kete project perfshijne

1- organizatat mjedisore te shoqerise civile

2 – autoritetet pergjegjese per ruajtjen e natyres, perdorimin e qendrueshem te burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM ne te gjitha nivelet e qeverisjes

3 – sektorin privat, komunitetet ku jane vendosur ZM e synuara dhe

4 – mediat lokale dhe kombetare

Nje nga elementet kryesore te projektit eshte edhe pergatitja e doracakut (Ndikimi ne politikat e fushes se ruajtjes se natyres nepermjet advokim-lobimit efektiv) i cili do ti vije ne ndihme OMSHC-ve me disa orientiome dhe keshilla mbi praktikat me te mira per te ndikuar proceset vendimmarrese per ceshtjet e natyres dhe mjedisit ne nivel kombetar dhe lokal.

Objekt i ketij trajnimi do te jete njohja e OMSHC-ve autoriteteve pergjegjese per ruajtjen e natyres dhe menaxhimin e zonave te mbrojtura mjedisore, ne te gjitha nivelet e qeverisjes dhe mediave, me Doracakun.

Trajnimi sherbeu edhe si nje tryeze komunikimi me OJF-te locale per te diskutuar rreth rrjetezimit te tyre per hartimin e planit te advokim-lobimit si dhe rritjes se rolit dhe fuqizimit te aftesive te OMSHC-ve ne zbatimin e legjislacionit ne luften kunder korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative ne menaxhimin e burimeve natyrore e zonave te mbrojtura.

Takimi inagurues i projektit u zhvillua sot me 25 prill 2018, ora 9:00 deri ne ora 16.30 ne Hotel Mondial, Tirane. Ne fillim te takimit drejtuesit e projektit dolen ne konference per shtyp duke dhene disa shpjegime rreth aktivitetit. Ne kete takim merrnin pjese edhe dy organizatat Horizont EU Lushnje dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) Divjake.