Reklame:

Besimtaret ortodokse kremtojne Pashket

Mesnata solli lajmin e gëzuar për të gjithë besimtarët e krishterë se “Krishti u ringjall”, e bashkë me të dhe shpresa për botën, i cili është dhe simboli i Pashkëve. Ashtu si ne te gjithe boten edhe në Lushnjë besimtaret Ortodoks ndezën qirinjtë e dritës së hyjit, dhe u lutën për ditë më të mira, për më shumë mirëqenie dhe dashuri.

Për të krishterët

Pashkët janë gjithashtu një ngjarje e rëndësishme e kalendarit, që simbolizojnë jetën përtej vdekjes. Këtë ditë, ata festojnë ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij. Por ka ngjashmëri me “Pessa’h”, krysisht qingjin. Sinonim i pafajësisë dhe bindjes, qingji konsumohet për Pashkë nga të krishterët në kujtim të sakrificës së Krishtit.

Pashkët mbajnë këtë emër sepse sipas ungjijve, vdekja e Krishtit ndodhi gjatë festës së “Pessa’h”. Por Pashkët i gjejmë gjithashtu edhe në traditën pagane, që është një periudhë ripërtëritjeje me ardhjen e pranverës.

Origjina e vezëve të Pashkëve

Prej çokollate, të ëmbla, të pikturuara ose të ziera, vezët janë një simbol i festës së Pashkëve. Kryesisht tek egjiptianët, perëst dhe romakët, veza është një simbol i jetës, që e marrim në pranverë. Më pas, pulat dhe peshqit kanë veshur të njëjtën simbologji.

Në Mesjetë, kisha e ndaloi ngërnien e vezëve gjatë kreshmës. Ato ruheshin deri në përfundim të agjërimit, më pas dekoroheshin. Duke filluar nga shekulli XVIII lindi ideja për të boshatisur vezët dhe për t’i mbushur me çokollatë për të shënuar fundin e agjërimit dhe të kreshmës. Kjo traditë vazhdon të jetë ende shumë e pranishme në disa vende, si Gjermania. Ndërsa vezët e para kretjësisht prej çokollate u shfaqën në shekullin XIX, falë progresit të teknikave që mundësonin punimin e kakaos dhe krijimin e formave nga më të ndryshmet.