Reklame:

Vetite e dritherave integrale

Gruri integral rrit imunitetin, pershpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, eshte efikas kunder lodhjes dhe rregullon tretjen, sheron alergjine si dhe eshte i dobishem te semundjet e zemres.

Gruri permban proteina deri ne 70%, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve eshte simbolike. Tretet lehte dhe asimilohet shpejt, prandaj iu preferohet sportisteve dhe femijeve.

Vetite sheruese te thekres

Thekra eshte nje drithe, i cili me shekuj ka garuar me grurin ne prodhimin e bukes edhe pse sot gruri eshte dominues.
Thekra permban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyre. Permban edhe vitamine B. Buka e thekres preferohet te perdoret kunder diabetit, anemise, te veshtiresite ne klimaks, te kapslleku, si dhe per permiresimin e sistemit nervor.

Vetite sheruese te elbit

Elbi pa te drejte konsiderohet ushqim i te varferve. Sipas vlerave biologjike, elbi eshte me i shendetshem se gruri, sepse ka veti te medha sheruese. Eshte njeri nder dritherat me te vjetra. Elbi permban 35% te thartirave te pangopura yndyrore, te cilat ulin kolesterolin ne gjak. Elbi permban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyre, por eshte i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ule kolesterolin, forcon organizmin, eshte efikas kunder plakjes, kunder semundjeve te eneve te gjakut, reumes, dhembjes se lukthit dhe fytit.

Vetite e dobishme te tersheres

Tershera eshte drithi me i dobishem. Por, me shume perdoret si ushqim i kafsheve. Koheve te fundit ne treg mund te gjenden flluskat (flakes) e tersheres, te cilat jane teper te dobishme. Per shkak te permbajtjes se pasur me minerale dhe vitamina, tershera me shume mund te konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Permban me shume se 20 aminoacide esenciale. Tershera pastron gjakun, eshte i dobishem kunder semundjes se sheqerit, i ben mire melçise, vezoreve, mitres. Eshte efikas kunder kariesit.

Vetite e mira te misrit

Misri ka prejardhjen nga Meksika. Misri eshte bima e vetme se ciles deri sot nuk i eshte gjetur varianti i eger. Kokrra e misrit eshte e pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina. Misri permban shume vitamina dhe minerale. Misri ul shtypjen e larte te gjakut, eshte i dobishem te semundjet e eneve te gjakut, kunder diabetit, largon gurin ne veshke, eshte i dobishem kunder rakitit, dhembjes se shpines, semundjeve te mushkerive etj.