Reklame:

Klement Çela dhe Fisnik Qosja refuzojne KQZ-ne per mandatin e deputetit nga listat e PD

Vazhdon te refuzohet propozimi i KQZ per marjen e mandatit te deputetit nga lista e kandidateve te PD qarku Fier.

Dy kandidatë të tjerë të PD refuzuan sot ftesat e KQZ duke e çuar në 102 numrin e refuzuesve. Klement Çela, i listës shumëmërore të Qarkut Fier dhe Fisnik Qosja i listës së Qarkut të Tiranës nuk pranuan të firmosnin format e dërguara nga KQZ

Klement Cela ka refuzuar kategorikisht marrjen e mandatit dhe perfitimet qe rrjedhin prej tij. Ne statusin e tij ne fb Cela shprehet i prere ne menyre kategorike;

JO,JO,JO!!!

Kurrësesi nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse!
Nuk mund të jem pjesë e këtij parlamenti,ku sundon korrupsioni,krimi,pafytyrësia dhe imoraliteti!
Nuk mund të çoj dëm votat e qytetarëve lushnjar,votat e demokratëve të mi,në parlamentin e krimit!
Jo zotërinj,REFUZOJ të jem pjesë e këtij llumi të shoqërisë!

Të nderuar demokrat dhe miq,

Ashtu si po ju bëj me dije refuzimin tim,pra për të MOS u bërë pjesë e këtij parlamenti fasadë dhe të inkriminuar,ju bëj thirrje që çdo ditë e më shumë të bëhemi bashkë për ta mposhtur këtë të keqe!
Sinqerisht:Klement Çela 

Fisnik Qosja, i cili në zgjedhjet e 2017-s ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!

“Populli sot nuk është në shërbim të pushtetarëve, por ka kuptuar që e anasjellta duhet të ndodhë”.

Duke deklaruar se e refuzon mandatin e deputetit, Fisnik Qosja i quan “bide politike” ato formacione politike që po bëjnë pazare kafeneve e zyrave, për t’i dhënë legjitimitet një Kuvendi të marrë peng, apo një procesi zgjedhor farsë.