Reklame:

Perfundon shtresa e pare e asfaltit ne rrugen e Karbunares

Ka pefunduar asfaltimi i rruges se Karbunares deri tek kryqezimi i Karbunares se Vogel, nje gjatesi prej 1500 m ose afro 90 % e asfaltimit te saj.

Ne ditet ne vijim do te gerryhet asfalti i pjeses se mbetur te segmentit prej afro 200 m ne drejtim te Stan Karbunares si dhe sistemimi dhe asfaltimi i segmentit qe u nderhy tek rotondo e plastmasit per kalimin e ujerave te bardha te rruges se re ne lunje.

Paralel po vazhdon edhe betonizimi i bordurave anesore ku behet lidhja me asfaltin duke bere kuotat e duhura per shtresen e tapetit te rruges.

Po keshtu do te vazhdohet paralel me ndriçimin dhe vendosjen e pusetave ujembledhese te rruges si dhe vendosjen e sinjalistikes ne te gjithe gjatesine e rruges.

Me kerkese te komunitetit dhe mbeshtetje te bashkise eshte kerkuar nje shtese ne projekt sa i perket lenies se nje hapesire per biciklistet ne krahun e majte te rruges ne drejtim te Karbunares, andej ku jane perqenderuar edhe banesat.