Reklame:

Divjaka me Zyre Arsimore, rrudhet numri i punonjesve te Zyres Lushnje

Sipas botimit ne Fletoren Zyrtare te Republikës së Shqipërisë  Nr. 63, Datë. 01/05/2019, Zyra Arsimore Lushnje do te kete vetem 10 punonjes, nga 13 qe ka aktualisht. Ky ndryshim behet ne kuader te riorganizimit te sistemit arsimor ne shkalle vendi.

Po sipas vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.258, date 24.4.2019 Bashkia Divjake do te kete Zyren e saj Arsimore me nje personel prej 6 punonjesish.

Pra numri i punonjesve ne sherbim te arsimit rritet me 3 punonjes, nga 13 aktualisht ne total te dy bashkite do te kene 16 punonjes, por tashme i ndare ne dy drejtori sipas bashkive perkatese Lushnje e Divjake.

Zyra Vendore Arsimore Lushnje do te jete emertimi i ketij sherbimi nga sot dhe po keshtu per bashkine Divjake. Stafi i ketyre zyrave do te jete:

Drejtor Zyre  1  person

Sektori i sherbimeve me 3 specialiste, pergjegjes sektori, jurist e financier.

Sektori i Monitorimit te Kurrikules dhe Zhvillimit Profesional  me 6 punonjes. 1 pergjegjes sektori dhe 5 specialiste.

Zyra Vendore Arsimore Divjake do te kete 6 punonjes, perkatesisht:

 

Drejtor Zyre 1 person

Sektori i sherbimeve me 2 specialist, 1 jurist dhe 1 financier.

Sektori i Monitorimit te Kurrikules dhe Zhvillimit Profesional  me 3 punonjes. 1 pergjegjes sektori dhe 2 specialiste.

Organizimi i ri ne Arsim vjen pas presionit te madh te ushtruar ndaj ketij sektori si dhe greves se studenteve ne fund te vitit 2018. Koha do te tregoje nese organizimi i ri do te zgjidhe problemet e arsimit apo ky eshte hapi i pare drejt kalimit te tij ne varesi te Bashkive perkatese ne aspektin menaxhues, duke i lene Ministrise se Arsimit vetem pergjegjesine e programit dhe kurikules.