Reklame:

Laboratori i Spitalit Lushnje jepet me koncesion

Partneriteti Publik Privat vazhdon te shtrihet gjeresisht ne te gjitha nivelet e qeverisjes.

Keshtu spitali bashkiak Ihsan Çabej Lushnje do ta mare sherbimin e laboratorit nga operatori privat. Eshte nje vendim i Keshillit i Ministrave me vendimin nr 258, date 24.04.2019 i cili eshte urdheruar per zbatim dhe botuar ne fletoren zyrtare te dt 1 maj 2019 nga zevendeskryeministri Erjon Brace.

VENDIM
Nr.258, datë 24.4.2019
PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT “PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT LABORATORIK TË SPITALEVE UNIVERSITARE, RAJONALE DHE ATYRE BASHKIAKE TË SARANDËS DHE LUSHNJËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe