Reklame:

Lotaria Amerikane, Sot dalin pergjigjet e aplikanteve

Diten e sotme me 7 maji 2019, shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.

A e keni ruajtur kodin e aplikimit te llotarise USA? Sot eshte dita per te kontrolluar nese jeni fitues.

Sipas njoftimit zyrtar, për të parë nëse jeni përzgjedhur, të regjistruarit në DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Nese sistemi nuk funksionon apo ka veshtiresi, beni durim se ka qindra – mijera te tjere qe jane duke bere te njejten gje si dhe ju duke pritur te marin pergjigjen e shpreses dhe te ndryshimit te jetes se tyre.

Sipas ambasades amerikane, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Keni aplikuar për Lotarinë DV2020? Më datë 7 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, ju mund të kontrolloni këtu  https://dvlottery.state.gov/ nëse jeni përzgjedhur. Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh” shkruhet në njoftimin e ambasadës.