Reklame:

Lakrat e pagatuara dhe turshi jane miq te vertete te shendetit

Edhe lakra e kuqe edhe ajo e gjelber kane shume vitamina C (me zierje humben), kalcium, fosfor, kalium, hekur, baker, zink, magnez, squfur, acid laktik, karoten, vitamina te grupit E, K dhe B. Vetem ne lakren turshi eshte e pranishme edhe vitamina U, çudiberese tek i thati ne stomak.

Pasi qe veçorite sheruese te lakres, edhe pse te vertetuara edhe shkencerisht, nuk i shfrytezojme edhe aq mjaftueshem, po ua rikujtojme disa nga ato.

Lakra e pagatuar dhe ne turshi parandalon avitaminozen, sheron mukozen e organeve tretese dhe mbrojne nga kanceri i gjirit.

Bolleku i materieve minerale dhe kaliumit nxisin sekretimin e ujit dhe sheron semundjet e krijuara me çrregullimin e metabolizmit (gihti dhe reuma), ndersa squfuri lakres i jep efekt antiseptik. Edhe lakra dhe rasoji (shellira) ndihmojne te kapslleku kronik.

Gjethet e fresketa dhe te shendetshme perdoren edhe si kompresa. Duhen te lahen, te thahen, te hiqen pjeset e trasha, te zbuten dhe te nxehen pak para se te vihen ne vendin e lenduar. Gjethet forcohen me fasha. Kompresat ndihmojne te bronkiti dhe astma (duhen te mbahen gjate nates), abscesi, i thati, dermatoza, plaget, djegiet, pickimet e insekteve dhe mavijosjet.

Para venies se kompresave plagen ose te thatin pastrojeni me alkool te lehte ose çaj kamomili. Kompresat vendosen edhe ne pjesen e stomakut te dhimbjet e ndryshme, inflamacionet dhe diarreja. Jane te dobishme edhe te inflamacioni i mitres dhe menstruacionet e renda.

Lengu i fresket i lakres ndihmon edhe te bronkiti (me mjalte), semundjet e zorreve, i thati ne stomak, problemet tretese, kollitja, ngjirja e zerit, dhimbja e kokes pas dehjes, anemia.

Lengu vepron vetem nese eshte i fresket. E fitojme ashtu qe lakren (500g) e pastrojme, e presim, e kripim dhe e leme te qendroje. Masen e kullojme me ane te nje gaze te dyfishte dhe shtojme pak leng limoni. Merret edhe ne mes vakteve.

Lakra ne turshi duhet te hahet e pazier. Me zierjen humbet nje pjese e madhe e acidit laktik sherues dhe mund te nxise gazra dhe ngerçe. Lakra turshi eshte e pasur me kalcium.

E pazier eshte e shkelqyeshme edhe kunder avitaminozes; te gjakderdhja e mukozes dhe lekures si dhe tek te plogeshtia e pergjithshme duhet te konsumohet çdo dite.

Me sheruese eshte nese gjate procesit te berjes turshi shtohet nje gjeth i hardhise, rrush, copa te ftoit dhe molles, miser, qimnon, koper dhe pak kripe.