Reklame:

Lengu i panxharit ul presionin e larte te gjakut

Nje gote uji me leng panxhari ne dite mund t’iu ndihmoje te luftoni presionin e larte te gjakut. Keto jane rezultatet e arritura nga kerkimet e vazhdueshme te mjekeve dhe shkences.

Gjate eksperimenteve te realizuara e tregua se as me shume e as me pak, por nje gote uji me leng panxhari ne dite do te ishte i mjaftueshem per te ulur tensionin e gjakut.

Efekti u dallua pas kunderveprimit te perberesve te lengut te panxharit ndaj mikrobeve te gjendura ne gojen e njeriut. Me pas u vu re se pirja e nje gote uji me leng panxhari shoqerohej me nje sere ndryshimesh fiziologjike. Perberesit e lengut ndikonin ne zgjerimin e eneve te gjakut dhe si rrjedhoje qarkullimin e gjakut me me shume shpejtesi. Kjo ndihmonte ne uljen e presionit te gjakut. Po ashtu perime te tjera permbajne nitrate ne sasi te larta, si panxhari, perfshire spinaqin dhe marulen (lakra jeshile).

Keshtu nje grup shkencetaresh ne Londer, realizuan nje eksperiment; ku disa njerez duhet te pinin gjysme litri leng panxhari, ndersa disa te tjere te pinin gjysme litri uje. Personat te cilet kishin pire leng panxhari filluan te shfaqnin shenja te uljes se presionit te gjakut, vetem pas pak oresh. Pas dy oreve enet e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte me lehtesisht.

 Presioni i larte i gjakut
Per te kuptuar se ç’eshte presioni i larte i gjakut duhet me pare te dihen cilat jane vlerat normale te tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes se zemres) me 50-70 mmHg(i uleti-i leshimit te zemres) te femijet, duke arritur ne 100-120 mmHg me 60-80 mm Hg tek me te rriturit dhe tek te moshuarit.

Presioni i gjakut mund te tejkaloje shifrat normale gjate nje emocioni, pas nje sforcimi fizik, pas pirjes se kafes, se alkoolit, se duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit te papritur tek temperatura te uleta ose qendrimit te zgjatur te kokes ne diell etj. Sidoqofte pas disa minutash apo oreve ai mund te rikthehet ne norme me ose pa mjekim. Kur ky konstatim eshte rastesor, ne jeten e nje personi te kontrolluar rregullisht, behet fjale per ngritje te presionit, por jo per semundje te presionit te larte te gjakut. Kur shifrat e mbinormes jane konstatuar ne matje te njepasnjeshme (çdo vakt per disa dite ose jave rresht) nuk behet me fjale per çrregullim rastesor, por per semundje te presionit te larte.

Kur ngritja e presionit te gjakut pason shfaqjen e nje semundjeje te veshkes, gjendrave me derdhje te brendshme etj., ai konsiderohet shqetesim i saj dhe mund te normalizohet pas mjekimit te semundjes perkatese me ilaçe ose ne rruge kirurgjike. Presioni i larte i gjakut eshte nje semundje e cila prek çdo dite e me shume njerez, kryesisht te moshave te rritura. Megjithate ai nuk perjashtohet as ne te rinjte, bile edhe tek femijet. Ne ngritjen e tij ndikojne disa faktore si dieta, gjendja shpirterore, kushtet e jeteses etj.

 Shkaktaret 
Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga jane armiqte me te medhenj te shendetit normal dhe provokatoret me te rrezikshem te semundjes se presionit te larte te gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe embelsirat, jane te keshilluara te merren ne sasi sa me te vogel nga personat qe nuk kryejne veprimtari fizike. Kufizime duhen bere edhe ne brumera. Mbajtja e peshes ne shifra te peraferta me numrin e centimetrave qe tejkalojne 1 meter te lartesise, do te ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurese ne parandalimin e semundjes se presionit te larte te gjakut etj. Angazhimi ne veprimtari te ndryshme shoqerore, sportive, artistike etj. keshillohet per te gjitha moshat, sidomos pas daljes ne pension dhe ne rini.

Simptomat me te cilat shoqerohet presioni i larte i gjakut:

– Dhimbje koke, sidomos ne mengjes
– Gumezhitje te vesheve
– Marramendje
– Ndonjehere del gjak nga hundet
– Depresion pa e ditur shkakun
– Personi eshte i shqetesuar dhe i irrituar
– Skuqje e fytyres
– Ndjenja te fiketi

Shkenca, bimet jeshile pastrojne gjakun

Per te pastruar gjakun nga perberesit dhe elementet e demshme, mund te jene te nevojshme nje sere kurash mjekesore. Nje kure e efektshme per te luftuar semundjet e gjakut eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese. Fiku eshte nje frut, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi.

Mjekesia popullore, kurimi i anemise

Pervoja ka treguar se edhe kurat popullore kane dhene rezultate te shkelqyera ne sherimin e shume semundjeve, perfshi edhe semundje te ndryshme te gjakut. Mes te cilave eshte edhe semundja e anemise. Specialistet e semundjeve te gjakut duke iu larguar pak kurave farmaceutike, keshillojne kurat me bime jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., jane shume te rendesishme per te riperterire gjakun dhe per ta shtuar ate ne sasi. Nisur nga kjo dhe shume te dhena te tjera, pacienteve iu rekomandohet te perdorin ne dieten e tyre te perditshme sa me shume bime jeshile. Ne shume raste semundja e anemise, fillon te shfaqet qe ne moshen 2 muajsh. Kjo vlen sidomos per ato rastet kur anemia eshte e trasheguar nga nena tek femija. Ne kete rast evidentimi i semundjes eshte me i lehte.

Simptomat me te cilat shfaqet presioni i larte

Semundja e presionit te larte te gjakut mund te mos jape asnje shqetesim per pacientin edhe pse mund te jete nje vuajtes per kohe te gjate. I vetmi kriter diagnostikues eshte matja me aparat te posaçem me merkur (zhive). Here pas here vuajtesi mund te ndjeje shqetesime nga me te ndryshmet (si marramendje, trokitje te shpejta ne bark dhe ne kraharor, dhimbje koke, skuqje ose zbehje ne fytyre, pagjumesi, ankth, urinim te shpejte etj), por jo tipike per kete semundje. Keto behen me te shpeshta dhe me serioze ne format e nderlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja ne brendesi te kraharorit, lodhja e shpejte, çrregullimet e ritmit, te kujteses, te gjumit, ndryshimet ne harten e damareve, ne muskulaturen e gjymtyreve te poshtme, ne urinim, ne shikim etj. behen gjithmone e me te shprehura.

Si shfaqet presioni i larte te gjakut

Presioni i larte i gjakut perben semundje kur ai shfaqet ne vazhdimesi, me gjithe prirjet per normalizim te perkohshem te herepashershem. Si i tille ai do te pasohet edhe me çrregullime ne punen e indeve dhe te organeve, sidomos te zemres, te trurit dhe te veshkave. Semundja e presionit te larte te gjakut ne ecurine e saj pasohet me ndryshime ne strukturen indore te organeve dhe çrregullime ne funksionet e tyre.

Sigurisht qe keto nuk jane pasoja vetem te kesaj, por edhe te semundjeve te tjera, prandaj kur ato konstatohen duhen gjurmuar per gjetje te shkakut kryesor dhe atyre ndihmese. Se pari, preket muskulatura e zemres se majte. Dukuria eshte shume me e shprehur tek njerezit e dhjamosur dhe diabetike. Fillimisht trashet muskulatura e barkushes dhe me pas preket edhe veshorja.