Reklame:

Sa kushton ndryshimi klimatik?

Më shumë se 200 prej kompanive më të mëdha në botë të listuara në bursë, parashikojnë një kosto nga ndryshimi klimatik prej mbi 1 trilionë dollarë dhe pjesa më e madhe e kësaj shifre do të vijë në 5 vitet e ardhshme.  Zbulimet e organizatës  CDP,   tregojnë se shumë kompani  nënvlerësojnë ende rreziqet,  ndërkohë që shkencëtarët paralajmërojnë se sistemi klimatik do të prekë nivele katastrofikë nëse nuk ka reduktime në emetimin e karbonit.

Në përpjekje për të vënë në dijeni krerët ekzekutivë,  organizata shpreson të shtojë investimet në  industritë e gjelbra, për të ulur emetimet e karbonit në kohë.  Në studimin e fundit, CDP, që njihet si Projekti i Zbulimit të Karbonit,  analizoi të dhëna nga 215 kompanitë më të mëdha, përfshirë Apple, Microsoft, Unilever, UBS, SONY dhe UBS.  Kompanitë presin një total prej 970 miliardë dollarë kosto shtesë për shkak të faktorëve përfshirë temperaturat më të larta dhe motin kaotik.

Shumë kompani presin gjithashtu një mundësi nëse bota mund të dekarbonizohet në kohë, për të shmangur skenaret e rrezikshëm klimatik.   Kompanitë e përfshira në studim, që kanë një vlerë totale tregu të bashkuar prej 17 trilionë dollarë,  presin mundësi prej 2.1 trilionë dollarë, që variojnë nga kërkesa më e madhe për makina elektrike e deri te investimet në energji të rinovueshme.