Reklame:

AREB mbron produktet vendore, ambasadori Serb vizite ne Myzeqe

Rritja e cilesise se prodhimeve vendase ne bashkite Lushnje e Divjake ka rritur edhe interesin e vendeve te rajonit per keto produkte.

Menyra e rritjes, shtimi i sasise dhe siguria ne rritje e menyres se trajtimit te bimeve kane shtuar kerkesat per produktet e Myzeqese edhe ne Serbi. Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç si dhe disa biznesmene serbe shoqeruar edhe nga zv/ministri i bujqesise Dhimo KOTE ka vizituar tregjet dhe disa nga pikat e exportit me me emer ne Lushnje dhe Divjake duke pare nga afer zhvillimin dhe ecurine e ketyre bizneseve.

Ne Divjake miqte jane pritur e shoqeruar edhe nga kryetari i bashkise Fredi Kokoneshi i cili ka bere nje prezantim te ecurise dhe suportit qe kjo bashki ka bere per fermeret dhe grumbulluesit e exportuesit ne kete territor.

Duket se interesi per produktet tona vjen edhe si presion i konkurences ne rajon ku klima dhe dielli i munguar ne keto muaj kane penguar zhvillimin normal te bimeve dhe bujqesise ne pergjithesi duke xhvendosur sezonin e prodhimeve vendore.

Ky fenomen ka krijuar hapesire per produktet shqiptare dhe vecanerisht ato te Myzeqese. Tymnaja mediatike e shperdare padrejtesisht si dhe indiferentizmi i strukturave shteterore per te zbardhur te verteten duket se jo kudo ka efekt te njejte.

 

Tregu ka rregullat e tij shume me te forta se ligjet dhe institucionet shteterore, ndaj dhe jo rastesisht tregu dhe tregetaret ne te gjithe boten jane disa hapa perpara shtetit dhe ligjvenesve.

Pikerisht per kete qellim, mbrojtjen e prodhuesve, fermereve grumbulluesve dhe perpunuesve, Ministria e Bujqesise nepermjet AREB me ne krye dr e saj z. Mico (Dhimiter) Qorri ka inicuar takime formale dhe informale ne mbrojtje te prodhimeve vendase.

 

Ardhja e anbasadorit serb Zariç ne Lushnje e Divjake duke vizituar bizneset qe exportojne me shume produkte ku bie ne sy Doni Fruits vjen edhe si kerkese e kompanive serbe te interesuara per produktet e Myzeqese ka per qellim imazhin e vendit dhe prodhimeve shqiptare.

 

Ne kuadrin e takimeve Ambasadori Miroljub Zariç vizitoi edhe piken e Doni Fruits ku pa dhe u njoh me praktiken dhe gjithe procesin e funksionimit te kesaj kompanie lider ne sasi dhe cilesi te prodhimeve shqiptare.