Reklame:

Pa shtetin partner, zhvillimi vjen me vonese ne zonat rurale

Mungesa e orientimit dhe ajo e berjes se analizes se tokes shpesh here ka bere qe fermeret te deshtojne ne kulturuat bujqesore qe mbjellin ne tokat e tyre gje e cila perkthehet edhe ne humbje ekonomike.
Kodrat e Fshatit Babunje te bashkise Divjake kane nje bukuri dhe pamje mahnitese te cilen ja shton edhe pozicioni gjeografik.

Mali i Gjinit eshte nje nga pikat me interesante dhe me pamje te mrekullueshme si nga deti me perendimin magjepses, po ashtu nga Laguna e Karavastase, pylli i Gjenerukes ne Veri, Ardenica dhe Libofsha ne Jug apo fushat dhe gjelberimi qe te rrethojne ne kete pike dominuese.

Kjo siperfaqe toke ne kete pike te kodrave, ka edhe nje veti dhe aftesi shume te vecante te prodhimit te disa kulturave qe nga patatja, qepa apo shume kultura te tjera te cilat favorizohen edhe nga klima apo lartersia mbi nivelin e detit dhe rrymave qe sjell ky i fundit.

Lloji i tokes se kesaj zone nuk eshte i favorshem vetem per pemet por edhe per perimet.

Tashme ne Malin e Gjinit eshte kthyer nje panorame tjeter.

Fermeret po heqin pemet e mbjella vite me pare te cilat paten nje zhvillim teper te ulet, dhe i mbollen tokat e tyre me perime si patatja dhe qepa.
Klima e favorshme dhe vetite e kesaj toke pjellore per keto kultura ka bere qe fermeret te marin rendimente te larta te prodhimit te patates dhe te qepes.

Fermeret shprehen te kenaqur me sasine e prodhimit te marre kete vit nga patatja, i cili i kthyer ne te ardhura monetare e justifikon koston e mbjelljes dhe sherbimit te kryer per kete kulture duke i len edhe atyre nje fitim gje te cilen me kultivimin e pemeve nuk po e arrinin, pamvaresisht sherbimeve.

Fermeret e kesaj zone kane nevoje per shume pak partneritet per te rritur jo vetem te ardhurat por edhe per te sjelle nje tjeter lloj sherbimi ne kete zone, sic eshte ai i bujtinave apo Agroturizmit ne pershtatje me kulturen dhe treven e zones, te cilat nuk i ka te pakta.

Mjafton nje linje elektrike jo me shume se 1 km per kete zone dhe shume shpejt do te vihet re ndryshimi.

Habise sone se per 1 km nuk mund te pritet nga shteti per te nxjerre ne pah turizmin dhe perfitimet e ardhura prej tij, fshataret e zones i pergjigjen se per ta eshte kapital i madh nje investim i tille. Boll hedhim per faren, plugimin, karburantin dhe do marim kredi tjeter per te investuar nese do te na sjelle shteti energjine, por rrugen dhe energjine duhet te na i siguroje qeveria.

Pusin e kemi hapur vete por na rendon shume kosto e larte e karburantit per ta nxjerre nga thellesia, se pervec kostos per ta hapur pusin ne kete lartesi, ka veshtiresi dhe rrisk per gjetjen e ujit ndaj duhet hapur ne thellesi. Kjo e ben akoma edhe me te shtrenjte koston e ujit, pasi nafta per bujqesine ka te njetin çmim qe ka edhe ajo e benzit te ministrit apo kryeministrit.
Pa doren e qeverise nuk mund te behen investime serioze e aq me teper kur ato jane te paprovuara me pare.
Agronews.al