Reklame:

Si u rriten taksat vendore ne 4 vjet? – Raporti/ U arrit dyfishi ne 2018-en, 3.7 mld me shume

Në 4 vite, bashkë me reformën administrative-territoriale, 61 bashkitë në të gjithë vendin duket se kanë rritur ndjeshëm edhe taksat e tarifat vendore. Këtë gjë e ka pohuar disa herë edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, sipas së cilës pushteti lokal duhet të ketë kujdes.

Kështu, referuar raportit të financave vendore për vitin 2018, të ardhurat nga taksat dhe tarifat që përfshijnë taksat e akomodimit në hotele, tarifat e zënies së hapësirës publike, tarifat administrative, tarifat e parkingut, të ardhurat nga menaxhimi i aseteve e të tjera, vitin që lam pas arritën në 7.3 miliardë lekë, apo  më shumë se dyfishi i vitit 2015 ku regjistroheshin në 3.6 miliardë lekë.

Parë edhe në këndvështrimin e trendit të rritjes në vite të këtij burimi të të ardhurave, vihet re që nga vitit në vit, është regjistruar një rritje me 3 miliardë lekë.

Kjo rritje lexohet nga Financat edhe si përmirësim i procesit të administrimit të tyre. Ndërsa nga viti 2010 dhe deri në 2014, të ardhurat nga këto burime nuk i kanë kaluar vlerën e 4.5 miliardë lekëve, dhe vlera më e ulët ka qenë në vitin 2011 me 3.5 miliardë lekë. (SCAN)