Reklame:

AKU bllokon 13 680 kokrra veze pa etiketim, Gjobe 6.9 mln leke dhe mbyllje aktiviteti per 3 subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet për sigurine ushqimore per konsumaorin sidomos me rritjen temperaturave. Nga inspektimet e kryera në 3 subjekte, DRAKU Tiranë konstatoi si në vijim:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Linea Style”, me aktivitet “Import dhe magazinim i lëndës së parë për pastiçerinë, prodhim akullore dhe produkte pastiçerie” u konstatua se ky subjekt ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse në fushën e ushqimit për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse.

Nga kontrolli i ushtruar nё subjektin “Veza e Fresket”, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin “Magazinim dhe tregtim i produktit vezë”, i pa licencuar në aktivitetin përkatës; magazina nuk kishte ventilim; nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit; kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan; si dhe prani e sendeve të tepërta në magazinë.

Për sa më sipër, ndaj subjektit u morën masat administrative: “Gjobë” me vlerën totale 2,400,000 lekë; “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë; “Bllokim i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Reas shpk”, me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i poduktit vezë”u konstatua se: subjekti nuk dispononte licencën për ushtrim aktiviteti; magazina nuk kishte ventilim: nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit; kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan; si dhe prania e sendeve të tepërta në magazinë.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat administrative:”Gjobë” me vlerën totale 2,500,000 lekë; “Ndërpreja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë; “Bllokimi i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

Duke marrë shkas nga masat kryesore administrative “Gjobë” të vendosura në keto tre subjekte, për ushtrimin e aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ju bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin, duke shmangur në këtë mënyrë ndëshkimin me gjobë.