Reklame:

Si shqiptaret po i largohen blegtorise- Ne 5 vite, 15 mije lope e 83 mije dele me pak!

Mbarështimi i bagëtive në Shqipëri po njeh nga viti në vit një zbehje. Referuar të dhënave të Blegtorisë për vitet 2014-2018 të publikuara nga INSTAT, rezulton se në 5 vite në Shqipëri janë më pak se 15 mijë krerë lopë.

Në vitin 2014, në Shqipëri ishin 358 mijë krerë lopë, e në mënyrë të përvitshme numri ka vijuar të shënojë rënie, duke arritur në 343 mijë në vitin 2018.

E njëjta tendencë konstatohet edhe me delet. Në Shqipëri në 5 vite në vend janë 83 mijë krerë dele më pak. Më përjashtim të vitit 2016 kur kishte një rritje të numrit të tyre, në të gjithë vitet e tjera është njohur rënie.

Ndryshe ndodh me dhitë, ku ajo që konstatohet është një tendencë rritëse. Në vitin 2014 në vend kishte 695 mijë krerë dhi ndërsa në vitin 2018 numri i tyre u rrit në 894 mijë, pra një rritje me 199 mijë krerë. (SCAN)