Reklame:

Delet franceze perfundojne nje udhetim turistik ne Paris duke vizituar te gjithe qytetin

Qyteti i Parisit ka mikpritur prurjet e tufave të deleve nga fshatrat. Delet franceze kanë përfunduar një turne në Paris këtë muaj, duke kullotur në parqet publike në të gjithë qytetin.

Projekti u organizua nga kolektivi i “Barinjëve Urban”, për të inkurajuar qytetet të rishikojnë ndarjet urbane dhe rurale dhe të integrojnë më shumë kafshë të fermave në jetën e përditshme.

Barinjtë shëtitën 25 dele rreth 34 qyteteve për 22 ditë, duke i dhënë fund udhëtimit në brigjet e lumit Seine në Paris.

Pamja e deleve ofron një lehtësim të mirëpritur nga blloqet e kullave dhe trafiku kaotik që janë tipike të Parisit, duke i lejuar kalimtarët të jenë në një vend më të qetë, të paktën në mendjen e tyre. (SCAN)