Reklame:

Vlerat shendetesore te Bishtit te kalit

Bishti i kalit, ose këputja siç e shumë njerëz quajnë, e ka përdorimin që para 300 milionë vjet. Emri bisht kali është për shkak të pamjes që ka bima. Pjesët më të mira të bimës janë filizat jeshile mashkullore të cilat mblidhen në fund të pranverës dhe nga fillimi i verës. Kjo është koha kur filizat kanë më shumë silic, kalcium dhe kalium organik.

Kjo është një nga bimët më të pasura në minerale, është mjaft e përhapur në vendin tonë dhe rritet pranë kanaleve, por edhe në zona pa lagështi.

Pastron gjakun, shton urinimin, kuron veshkat, fshikëzën e urinës, dhe prostatën. Mjekon mosmbajtjen e urinës, majasëllin, rrjedhjen e gjakut nga hundët, gjakrrjedhjen e tepruar gjatë menstruacioneve, aneminë, dhe ndihmon personat që djersinë dhumë gjatë natës në reduktimin e saj.

Përgatitja e çajit: Valoni 3 gota uji dhe më pas hidhni 1 lugë gjelle me bimë të copëtuar. Lëreni të valojë për 2 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe  lihet te ftohet për 15-20 min. Ky çaj pihet në mëngjes dhe në darkë 2 herë në ditë për 21 ditë

Karakteristikat:

Bima e bishtkalit rritet mirë edhe në vende me lagështi, përgjatë rrugëve, në brigjet e lumenj dhe kanaleve. Në Shqipëri është mjaft e përhapur. Ka origjinë shumë të lashtë: është e përhapur, në rajonet e buta të Amerikës së Veriut, në Evropë dhe Azi.

Të dhëna shkencore:

Disa studime shkencore kanë treguar se bishtkali mund të ndihmojë për të përmirësuar kujtesën dhe funksionin njohës, mund të ketë veti antikonvulsante. Bishtkali gjithashtu duket të jetë e dobishme edhe në osteoporozë. Në një studim të kryer në vitin 1999, 122 gra italiane morën bishtkali (ekstrakt të thatë) dhe disa të tjera një të ilaç për osteoporozën dhe më pas u vlerësua dendësia kockore. Gratë që kishim përdorur bishtkali treguan një rimineralizim të mirë, kështu që autorët e studimit arritën në përfundimin se bishtkali mund të kryej një aktivitet rimineralizues edhe në osteoporozë.

Mënyra e marrjes:

Në qoftë se do ta përdorim bishtkalin në formë çaji duhet të përdoren 2-3 lugë kafeje në infuzion, 2 – 3 herë në ditë.

Perdorimi:

Bishtkali mund të ketë avantazhin se ka një përmbajtje të lartë të silicit një mineral që ka veti rimineralizuese. Acidi silicilik, në fakt, duket se është në gjendje për të rritur elasticitetin e indeve për këtë arsye mund të përdoret për të shpejtuar shërimin e djegieve të shkallës së parë. Për përdorim të jashtëm, për shkak të vetive të saj antihemorragjike bishtkali mund të përdoret për hemorroidet, në rastin e gjakut nga hunda, për varicet dhe për gjakderdhje të gojës. Bishtkali është gjithashtu një diuretik i mirë dhe për këtë arsye përdoret për të zvogëluar numrin e redicivave në cistite dhe për shëndetin e mirë të prostatës.

Të dhëna historike:

Emri Equisetum rrjedh nga fjala latine equus = kalë dhe seta = qime dhe përshkruan shumë mirë kërcejt e fortë të bimës. Grekët dhe romakët e përdorur bishtkalin për të ndaluar gjakderdhjen,për  të shëruar ulcerat dhe plagët. Sipas Plinit Plakut, ishte e mjaftueshme për të mbajtur në dorë bishtkali për të ndaluar hemorragjitë. Për fermerët bishtkali është vetëm një bar i keq.Për shkak të përmbajtjes së lartë të silicit që kanë kërcejt steril mund të përdoren nga zejtarët për llustrimin e sipërfaqet e aluminit dhe bronzit. Bishtkali është përdorur si një lloj letër zmerile për të shkëlqyer sipërfaqet e drurit.

Efektet:

Në mjekësi bimore është përdorur gjithmonë equisetum arvense. Mjekimet e bëra nga bishtkali konsiderohen në përgjithësi të sigurt, edhe pse konsumi i saj i vazhdueshëm me kalimin e kohës mund të çojë në një shterim të vitaminës B. Për ata që e përdorin bishtkalin për një kohë të gjatë duhet të marrin në të njëjtën kohë edhe një shtesë të vitaminës B. Nuk duhet të përdoret nga pacientët që marrin digoksinë, fenitoia dhe antikoagulantë.

Parimet kuruese:

Kjo bimë mund të përdoret si një ilaç natyral në rastet e mëposhtme:

– Sëmundjet ortopedike

– Sëmundjet proktologjike

– Sëmundjet urologjike