Reklame:

Si te blini peshk te fresket!

Blerja e peshkut eshte detyre e veshtire. Por faktin nese jane te fresket ose jo, ata e tregojne me ane te disa shenjave.

  • Shikoni eren e tij

Perpara se te blini ndonje gje, kryesisht peshkun, gjithmone ndieni aromen e tij. Nese ka ere te mire, atehere blijeni, eshte i fresket. Por nese ai ka ere te keqe, me mire mos u lodhni, se do te helmoheni. Kur peshku eshte i fresket do te leshoje aromen e liqenit ose detit, por nese ai eshte i prishur, me mire mos e provoni.

  • Shikoni syrin e peshkut

Ju mund ta njihni nje person duke e pare ne sy. Ne te njejten menyre, ju mund te kuptoni edhe peshkun, nese eshte i fresket ose jo. Nese syri i peshkut nuk eshte i qarte, por i mjegulluar, me mire mos e blini, ai do kete kohe qe rri ne frigorifer.

  • Prekeni ate

Ju mund ta kuptoni freskine e nje peshku, vetem duke e prekur ate. Nuk ka asgje te turpshme nese prek nje peshk. Fundja per te miren  e shendetit tuaj eshte. Nese eshte i fresket, peshku do te jete i forte edhe i fryre

  • Ju mund ta njihni dhe nga mishi i tij

Nese keni vendosur te blini nje peshk, p.sh salmon,  fillimisht shikoni ngjyren e mishit. Nese eshte i fresket ai do te jete si trendafili, i shndritshem dhe me ngjyre te lehte. Ne te kundert, do te jete nje ngjyre kafe dhe e zbehte. Nese eshte  i fresket ai gjithashtu do te permbaje lageshtire.

  • Kontrolloni velezat e peshkut

Nese peshku qe ju do te blini ka ngjyre te kuqe dhe te ndritshme poshte velezave, atehere ai eshte  i fresket.